Mbikëqyrësit e zgjedhjeve nuk u lejuan në dhomat e numërimit, pretendon Trump
7 Nëntor 2020 |
22:22
Presidenti Donald Trump ka vijuar me akuzat e tij për mashtrimet elektorale gjatë procesit të zgjedhjeve.
Ai shkruan në Twitter se “mbikëqyrësit e zgjedhjeve nuk janë lejuar në dhomat e numërimit”
“Unë fitova zgjedhjet, mora 71 milionë vota të ligjshme” deklaron Trump.
Sipas tij, procesi ka pasur parregullsi dhe për këtë arsye nuk janë lejuar mbikëqyrësit e partisë Republikane.
Ndër të tjera ai shprehet se miliona qytetarë kanë marrë aplikimin për votat me postë ndërkohë që kjo gjë nuk është kërkuar prej tyre.
Presidenti nuk e ka pranuar rezultatin e zgjedhjeve dhe ka hedhur hije të forta dyshimi mbi votat e dërguara me postë, ndërsa stafi i tij elektoral ka deklaruar se do e luftojë rezultatin e zgjedhjeve në gjykatë.
Lexoni gjithashtu
- Avokati i Trump mohon fitoren e Biden: Nuk vendosin mediat për zgjedhjet, por gjykatat
- ”Janë ngritur mijëra padi”, Adrian Shtuni për zgjedhjet në SHBA: Do të ketë përplasje ligjore
- Mbështetësit e Joe Biden nisin festën, historiani Mëhilli: Presidentit Trump nuk i pëlqen humbja
Lajme të Sugjeruara
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta