Mbretëresha Elizabeth refuzon çmimin ‘e moshuara e vitit’

20 Tetor 2021 | 14:32

Mbretëresha Elizabeth e Britanisë ka refuzuar çmimin si “e moshuara e vitit”, duke thënë se “njeriu është i vjetër aq sa ndihet”.

Monarkja refuzoi çmimin e dhënë nga revista britanike Oldie duke thënë se nuk besonte që i plotësonte kriteret përkatëse për ta pranuar.

Mbretëresha 95-vjeçare, e cila ka qenë në fronin britanik për gati 70 vjet, thotë se ndihet shumë e re për të marrë këtë çmim.

Prezantuesi Giles Brandt, president i Çmimeve Oldie Magazine, tha se kishte marrë një letër në të cilën Elizabeth i dërgonte pershendetjet e saj më të ngrohta, por refuzonte ofertën.

Në këtë letër të dërguar për numrin e Nëntorit të revistës, ndihmësi i sekretari privat I mbretëreshës, shkroi: “Madhëria e saj beson se ju çdokush është aq i vjetër sa ndihet, kështu që Mbretëresha nuk beson se i plotëson kriteret përkatëse për të qenë në gjendje për ta pranuar kete cmim, dhe shpreson se do të gjeni një fitues më të denjë.”

Elizabeth, e cila është vetëm 5 vite larg 100-vjetorit të saj, është monarkja më e gjatë në Britani. Burri i saj i ndjerë, Princi Philip, mori çmimin “i moshuari i vitit” në 2011, por edhe ai e refuzoi.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026