Mbretëri e Bashkuar, protestuesit rrëzojnë statujën e tregtarit të skllevërve
Me qindra dhe mijëra qytetarë janë mbledhur në qytet të ndryshme në Mbretërinë e Bashkuar në mbështetje të lëvizjes “Black Lives Matter”, e nisur në SHBA për shkak të dhunës policore ndaj njerëzve me ngjyrë.
Në Bristol City, protestuesit rrëzuan statujën prej bronzi të Edward Colston, që ndodhej në qendër të qytetit që prej vitit 1895. Memoriali ishte subjekti i një peticioni që mori 11 mijë firma për ta zhvendosur.
“Ishte tregtar skllevërish. Ishte shumë bujar për Bristol por ka qenë tregtar të njerëzve me ngjyrë, gjë që e bën të përbuzshëm dhe ofenduese për njerëzit e qytetit”, u shpreh një prej protestuesve.
Held a long grudge against Bristol after once getting food poisoning there, but fair play I was wrong about your city. pic.twitter.com/gV3T0hTzTi
— Ash Sarkar (@AyoCaesar) June 7, 2020
Ndërkohë me mijëra protestues marshuan para ambasadës amerikane në jug të Londrës për vdekjen e Geroge Floyd në Minneapolis.
Dita e 12 e tubimeve anti-raciste në SHBA
Protesta të mëdha paqësore janë mbajtur në mbarë SHBA-në kundër racizmit dhe brutalitetit policor në ditën e 12 radhazi, të morën shkas nga vdekja brutale e George Floyd. Dhjetëra mijëra njerëz marshuan në Uashington DC, në atë që njihet si protesta më e madhe në qytet deri më tani, duke kërkuar me çdo kusht ndryshime. Protestuesit mbanin pankarta me mesazhin “Black Lives Matter” dhe marshuan në Capitol Hill, në afërsi të memorialit të Lincoln dhe në Parkun Lafayete, pranë Shtëpisë së Bardhë.
Në Neë York, turmat kaluan në Urën e Brooklyn, ndërsa në San Francisko demonstruesit mbyllën për pak kohë edhe Golden Gate. Në Chikago, rreth 30,000 njerëz protestuan në Union Park dhe në Los Angeles u bllokua njëri prej kryqëzimeve që çon në Hollyëood.
Në Seattle, një numër i punonjësve të kujdesit shëndetësor – shumë prej të cilëve me uniforma – marshuan në mënyrë paqësore në qytet. Dhe në Richmond, Virginia, një statujë e një gjenerali të Konfederatës u hoq nga piedestali. Protesta u organizuan edhe në Atlanta dhe Filadelfia, ku turmat brohorisnin “Ne kemi nevojë për drejtësi, kemi nevojë për dashuri”.
Protesta të mëdha anti-racizmi u zhvilluan edhe në shumë vende të tjera. Në Mbretërinë e Bashkuar, sheshet kryesore ishin të mbushura me njerëz pavarësisht thirrjeve të qeverisë për të shmangur tubimet masive nga frika e përhapjes së koronavirusit. Në Australi, në Francë, Gjermani dhe Spanjë po ashtu pati protesta të mëdha.
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta