Mbretëria e Bashkuar, kufizime për qytetarët që nuk vaksinohen

30 Nëntor 2020 | 20:14

Ministri britanik, Nadim Zahawi, përgjegjës për procesin e shpërndarjes së vaksinave ka propozuar se nëse qytetarët nuk vaksinohen atyre mund t’u kufizohet hyrja në disa biznese si restorante, lokale, kinema apo ambiente sporti.

Ai bëri me dije se statusi i një personi i cili ka marrë medikamentin do të vendoset në një aplikacion në celular, që do t’i mundësojë mjekëve më shumë informacion për procedurën e vaksinimit.

Gjithashtu, një gjë e tillë do të shtonte presion për të ndjekur masat anti-COVID si tek qytetarët ashtu dhe tek pronarët e lokaleve apo restoranteve.

Megjithëse procedura e vaksinimit mendohet se do të jetë vullnetarisht dhe qeveria ka cilësuar se marrja e medikamentit do të jetë diçka pozitive në luftën kundër pandemisë, shumica e qytetarëve shprehen se janë skeptikë.  

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026