Mbretëria e Bashkuar largohet përfundimisht nga BE, si do të ndikojë kjo tek qytetarët?

1 Janar 2021 | 09:47

Ndryshimi për të cilin Mbretëria e Bashkuar votoi në vitin 2016, më në fund do të marrë formë këtë vit të ri.

Periudha e tranzicionit të post-Brezit, e cila detyronte Mbretërinë e Bashkuar të vazhdonte të ndiqte rregullat e Bashkimit Europian, skadoi në mesnatën e ndërrimit të viteve.

Nga data 1 janar 2021, Mbretëria e Bashkuar nuk është më pjesë e Tregut të Vetëm dhe Doganës së BE.

Por si do të ndikojë Brexit në qytetarët dhe bizneset e Mbretërisë së Bashkuar?

Jetesa, udhëtimet dhe puna nuk do të jetë e njëjtë. Kjo do të ndihet nga miliona persona të cilët e kishin lidhur jetën e tyre mes MB dhe BE, në punë, jetesë apo shkollë.

Parimi i BE-së për lëvizjen e lirë nuk vlen më për Britaninë e Madhe, e cila do të prezantojë politika të reja për emigrimi.

Udhëtimet mes MB dhe BE kanë kufizime të reja – me rregulla që prekin pasaportat, kohëzgjatjen e qëndrimit, kujdesin shëndetësor, patentën, sigurimin, tarifat e lëvizshme dhe udhëtimet për kafshët shtëpiake.

Punësimi gjithashtu mund të kërkojë një vizë të posaçme. Kualifikimet profesionale mund të mos njihen përtej kufivje. Britania e Madhe gjithashtu nuk është më pjesë e programit të BE-së për shkëmbimin e studentëve nëpërmjet programit Erasmus+.

Bizneset

Vendimi i Mbretërisë së Bashkuar për tu larguar nga marrëveshjet tregtare të BE-së, i jep vendit të drejtë për të zbatuar një një politikë të pavarur tregtare jashtë bllokut.

Por midis dy partnerëve kryesorë tregtarë do të ketë pengesa të reja. Rregullat e reja kufitare nënkuptojnë deklarata doganore dhe kontrolle të mallrave.

Në vend të një kornize të vetme rregullatore tani do të ketë dy.

Shkenca dhe siguria: Bashkëpunimi për të vazhduar

Përtej tregtisë, bashkëpunimi shkencor do të vazhdojë me Britaninë e Madhe, e cila është ende një financuese e programit të BE-së “Horizonti Evropë” për shtatë vitet e ardhshme.

Mes dy vendeve do të ketë ende hetime ndërkufitare policore për zbatimin e ligjit. Mbretëria e Bashkuar do të mbetet në disa programe të shkëmbimit të sigurisë së BE, por nuk do të jetë më pjesë e Urdhërit Evropian të Arrestimit ose Europol.

MB do të qëndrojë gjithashtu në Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

 

Lexoni gjithashtu:

Liderët e BE nënshkruajnë marrëveshjen tregtare historike me Britaninë e Madhe

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026