Mbretëria e Bashkuar, vendi i parë në Europë me mbi 50 mijë viktima nga COVID-19
Mbretëria e Bashkuar është bërë shteti i parë europian që ka tejkaluar shifrën e 50 mijë viktimave nga COVID-19, sipas të dhënave më të fundit.
Vendi regjistroi dhe 595 viktima në një ditë gjatë së mërkurës, shifra më e lartë që prej prillit, duke e çuar numrin total të vdekjeve në 50.365, ndërsa mbi 22 mijë persona kanë rezultuar pozitiv.
Anglia ka vendosur një sërë masash të reja, si mbyllja e dyqaneve jo thelbësore përfshi baret dhe restorantet, me synim frenimin e përhapjes së virusit.
Nga ana tjetër, shkollat janë lejuar të qëndrojnë të hapur ashtu si në shumë vende të tjera europiane.
“Virusi po përhapet me më shumë shpejtësi nga sa e kishin parashikuar këshilltarët tanë shkencorë”, tha kryeministri Boris Johnson teksa prezantoi masat e reja më 31 tetor.
Qytetarëve i është kërkuar të shmangin kontaktet fizike për të frenuar përhapjen e virusit.
Lexoni gjithashtu
- Vaksinimet e para kundër COVID-19 mund të nisin në fillim të 2021
- Situatë shqetësuese në Itali, numri i të infektuarve pritet të shkojë në 1 milion
- Situata e COVID-19 në Evropë: Mbingarkesë në spitale, Franca transferon pacientët në Gjermani
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta