Mbrojtje për Ukrainën, Gjermania dhe Kievi zbulojnë programin e armatimit miliona eurosh investim

11 Maj 2026 | 14:47

Ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius, dhe homologu i tij ukrainas, Mykhailo Fedorov, nënshkruan të hënën në Kiev një marrëveshje për të lançuar atë që quhet “Gjermania e guximshme”, një program i përbashkët i fokusuar në zhvillimin e teknologjisë së mbrojtjes dhe mbështetjen e bizneseve të reja inovative.

Sipas mediave ukrainase, Fedorov tha se Gjermania tani ishte “ofruesi kryesor në botë i mbështetjes së sigurisë për Ukrainën”.

Ai shtoi se Berlini përbënte rreth një të tretën e të gjithë ndihmës së dhënë vendit.

Pistorius mbërriti në Kiev këtë të hënë për një vizitë që mësohjet se synonte thellimin e bashkëpunimit në mbrojtje midis Gjermanisë dhe Ukrainës. Duke folur për agjencinë gjermane të lajmeve dpa, Pistorius tha se udhëtimi do të përqendrohej në zgjerimin e projekteve të përbashkëta të armëve dhe zhvillimin e sistemeve të reja të armëve së bashku, si pjesë e partneritetit strategjik të vendeve.

“Gjermania dhe Ukraina janë partnerë strategjikë dhe të dyja palët përfitojnë nga ky bashkëpunim. Një numër projektesh të reja do të dalin prej tij. Fokusi kryesor është zhvillimi i përbashkët i sistemeve pa pilot të teknologjisë së fundit në të gjitha rrezet e veprimit, veçanërisht në fushën e goditjeve të thella. Duke vepruar kështu, ne po forcojmë sigurinë e të dy vendeve tona”, tha ministri.

Pas një vizite në Berlin muajin e kaluar, Mykhailo Fedorov njoftoi në Telegram se Gjermania dhe Ukraina kishin rënë dakord për një paketë të re mbrojtëse prej 4 miliardë eurosh.

Paketa përfshin financim për disa qindra raketa Patriot dhe 36 sisteme lëshimi IRIS-T për të forcuar mbrojtjen ajrore të Ukrainës, së bashku me 300 milionë euro investime për aftësitë e Ukrainës për sulme të thella.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit

Ish-presidenti amerikan Joe Biden do të publikojë vjeshtën e ardhshme një libër biografik, ka njoftuar shtëpia botuese e kontraktuar. ““Promise Me, America” do të trajtojë...
21:53 | 15/07/2026

14-vjeçari akuzohet për planifikim të një sulmi terrorist ndaj dy xhamive në Londër

Një djalë 14-vjeçar është akuzuar për përgatitje të akteve terroriste, pasi dyshohet se planifikonte të sulmonte dy xhami në jug të Londrës, njoftoi të mërkurën...
21:35 | 15/07/2026

Deputetët francezë miratojnë ligjin për vdekjen e asistuar pas vitesh debate

Asambleja Kombëtare e Francës ka votuar këtë të mërkurë për të krijuar të drejtën për vdekje të asistuar. Deputetët votuan me 291 vota pro dhe...
20:43 | 15/07/2026