Mbushen varrezat dhe pezullohen shërbimet funerale në Romë

16 Prill 2021 | 19:01

Varrezave të Romës po u mbarojnë hapësirat për të mbajtur arkivolet përpara funeraleve, pasi shërbimet e regjistrimit, për shkak të kufizimeve anti-COVID kanë ngadalësuar ritmin e varrimeve.

Kështu, kontejnerë të mëdhenj frigorifer, që mbajnë trupat e personave të vdekur janë grumbulluar jashtë varrezës Prima Porta të kryeqytetit të Italisë.

Këta lloj kontejnerësh zakonisht mbahen vetëm brenda varrezave, por me varrezat që po ezaurojnë kapacitetet, ata janë vendosur jashtë tyre.

Ndërkohë, mes punonjësve të shërbimeve funerale është rritur zemërimi ndaj autoriteteve për shkak se kufizimet i kanë lënë pa punë.

Për këtë arsye, ata mbajtën një manifestim pranë një tempulli të kryeqytetit, ku vendosën kurora me lule dhe një parullë ku shkruhej “Na vjen keq”.

“Nuk është normale që varrezat të mos presin të vdekurit dhe që thuajse çdo ditë ne të marrim lajmin se ato janë të bllokuara, se duhet të mbyllen për shkak se nuk ka më hapësira për të pritur të ndjerët. Po ku mund të çohen të vdekurit përveç se në varreza?”, u shpreh Giovanni Caciolli, nga Sindikata Italiane e Punëtorëve të Varrezave.

Pranë tempullit ku u zhvillua protesta u parkua edhe një makinë funeralesh, e mbuluar me banera ku thuhej: “Na vjen keq që nuk mund të varrosim të dashurit tuaj!”.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026