Mbyllen për një muaj baret dhe kafet në Bruksel pas shtimit të rasteve me COVID-19

7 Tetor 2020 | 16:19

Baret dhe kafet në Bruksel do të mbyllen për një periudhë një mujore për shkak të një rritje të madhe të rasteve të reja me COVID-19.

Qeveria rajonale tha nëpërmjet një deklarate se në zonën e Brukselit janë regjistruar 502.4 raste për 100 mijë banorë, më shumë se dyfishi në shkallë kombëtare (232.8 për 100 mijë banorë).

Shtresa më e prekur për sa i përket rasteve të reja janë të rinjtë, por megjithatë ka pasur një rritje edhe midis moshave madhore.  

Ndërkohë, autoritetet kanë raportuar se 15 për qind e shtretërve në pavijonin e terapisë intensive janë zënë.

“Kjo vendos një barrë të madhe tek punonjësit e shëndetësisë dhe rrezikon përkujdesjen e tyre ndaj pacientëve të tjerë”, thuhej më tej në deklaratë.

Të gjitha pikat ku shiten pija do të mbyllen, edhe ato që nuk tregtojnë alkool. Klubet sportive, qoftë ato të ligës profesioniste apo amatore, duhet të mbyllin ambientet ku shiten pije dhe nuk do të lejohen më tifozët në ambientet e mbyllura të sporteve amatore.

Kufizimet e reja në Bruksel vijnë një ditë pasi qeveria federale vendosi masa shtrënguese në mbarë vendin, duke urdhëruar mbylljen e bareve dhe kafeve jo më vonë se 11 në mbrëmje dhe duke ndaluar grumbullimet e më shumë se 4 qytetarëve qoftë në shtëpi apo edhe ambiente të jashtme.

Më shumë se 10 mijë persona kanë humbur jetën si pasojë e COVID-19 që nga fillimi i pandemisë në Belgjikë, ndërkohë që vendi regjistron rreth 134.197 të infektuar.  

Vendi me popullsinë prej 11 milionë banorësh ka vdekshmërinë e gjashtë më të lartë në botë, sipas përllogaritjes së Universitet John Hopkins. 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026