Mbyllet Capitol Hill, nervozizëm para ceremonisë së betimit të Biden

18 Janar 2021 | 21:15

Kompleksi Capitol Hill në Uashington u izolua tërësisht përreth një orë ditën e hënë për shkak të një zjarri që ra në rrethinat e tij, ngjarje që vuri edhe njëherë në dukje nervozizmin në prag të ceremonisë së inaugurimit të presidentit të zgjedhur Joe Biden.

Policia lokale deklaroi pak momente më vonë se zjarri ishte vënë nën kontroll dhe se Kongresit dhe godinave të tjera zyrtare nuk u kanosej asnjë rrezik.

“Zjarrfikësit vunë nën kontroll një zjarr të vogël, nga i cili nuk mbeti i lënduar askush dhe nuk ka asnjë rrezik”, thuhej në një komunikatë.

Izolimi vjen megjithatë pas sulmit të 6 janarit nga mbështetësit e presidentit në ikje Donald Trump, me disa prej tyre që bënin thirrje edhe për vdekjen e zëvendës presidentit republikan Mike Pence, i cili udhëhoqi seancën e certifikimit të fitores së Biden në zgjedhjet e nëntorit.

Biden do të marrë detyrën në ceremoninë e së mërkurës dhe masat e sigurisë përreth zonës së Kongresit vazhdojnë të mbeten të larta.

Një grup personash që po simulonin ceremoninë në fjalë u morën në mbrojtje nga agjentët.

Fundjavën e kaluar, një person i armatosur me një pistoletë të mbushur dhe i pajisur me 500 fishekë u arrestua teksa tentonte të thyente perimetrin e kontrolluar nga efektivët e Gardës Kombëtare.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026