Më 1 korrik qytetarët e BE-së mund të udhëtojnë nëpër bllok me anë të certifikatës digjitale
Më 1 korrik, të gjithë shtetasit e vendeve anëtare të BE do të kenë mundësinë të udhëtojnë nëpër bllok më shpejt dhe më të sigurt me anë të certifikatës digjitale.
Kjo e fundit ka një dizajn të përbashkët dhe që mund të përdoret në versionin elektronik dhe të printuar.
“Certifikata digjitale evropiane, e cila ishte një sugjerim i kryeministrit grek, është diçka që të gjithë ministrat evropianë në kabinetin e fundit në Luksemburg po përpiqeshin ta çonin më tej. Ne e kuptojmë, është një domosdoshmëri dhe një arritje e madhe të biesh dakord mbi këtë qëllim të përbashkët që do të ndihmojë çdo qytetar evropian të lëvizë mënyrën më të mirë të mundshme”, u shpreh ministri grek i Shëndetësisë, Vasilis Kikilias.
Ky dokument u propozua për herë të parë në mars nga kryeministri grek Mitsotakis. Udhëheqësit e BE shpresojnë se ky dokument do të nxisë turizmin në të gjithë Evropën, por aeroportet e mëdha dhe linjat ajrore kanë frikë nga kaosi dhe radhët e gjata.
Certifikata digjitale e COVID është një provë, përmes një kodi, i cili dëshmon nëse një person është vaksinuar, ka një test negativ apo është shëruar.
Ata që kanë një certifikatë të tillë do të përjashtohen nga kufizimet e lëvizjes së lirë, përveç nëse ato zbatohen për arsye sigurie.
LEXONI GJITHASHTU:
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta