Më 6 gusht hyjnë në fuqi masat e reja anti-COVID në Itali

23 Korrik 2021 | 09:01

Duke nisur nga 6 gushti italianët duhet të jenë të pajisur me një pasaportë jeshile që vërteton se janë vaksinuar kundër COVID-19. Vetëm në këtë mënyrë ata lejohen të futen në bare, restorante, muze, teatro apo palestra.

Do të lejohen edhe ata që vërtetojnë se kanë marrë dozën e parë të vaksinës, janë shëruar ose kanë një test negativ në 48 orët e fundit. Qeveria shpreson se një masë e tillë do të nxisë procesin e vaksinimit.

Pavarësisht kundërshtive nga opozita, kryeministri Draghi shprehet se apeli për mos-vaksinim është një thirrje drejt vdekjes.

”Shtetet e tjera evropiane kanë nivele më të larta të të infektuarve. Por, ne kemi mësuar se nëse nuk reagojmë tani, rritja e të infektuarve do të na prek edhe ne. Nëse nuk marrim masa, në Itali do të ndodh ajo çka po ndodh në Francë, Angli apo Spanjë”, u shpreh Draghi.

Në Francë qytetarët besojnë se këto masa cenojnë liritë e tyre. Më shumë se 200 francezë protestuan kundër pasaportave të shëndetit, ndërsa deputetët diskutojnë për projekt-ligjin për krizën shëndetësore.

Ndërsa në Austri janë lehtësuar disa kufizime. Në dyqane mund të futesh pa maska, të cilat janë të detyrueshme vetëm në farmaci apo vende më të mëdha.  Maska është e detyrueshme vetëm në Vjenë ku varianti Delta vijon të jetë shumë aktiv.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026