“Shtohet trafiku i drogës në Europë”, raporti i OKB: Po përfshihen shumë kontrabandistë nga Ballkani
Pas një pauze të shkurtër për shkak të pandemisë, skuadra e antidrogës është sërish në aksion.
Kombet e Bashkuara paralajmërojnë se në Europë, ekziston një problem në rritje i përhapjes së kokainës.
Substanca në kontinent është pothuajse dy herë më e pastër sesa ishte 10 vjet më parë.
Produktet e kanabisit gjithashtu po bëhen më të fuqishme për shkak të një rritje në përmbajtjen e kanabinoidëve sintetikë dhe tani po dominojnë tregtinë online të drogës.
Për shkak të pandemisë, narkotikët dërgohen gjithnjë me postë, prandaj doganat austriake kontrollojnë rregullisht qendrat e shpërndarjes.
Gjatë dekadës së kaluar, numri i përdoruesve të drogës në të gjithë botën është rritur me gati një të pestën.
“Kishte një ngadalësim të konfiskimeve, një ngadalësim të tregtisë, një ngadalësim të dërgesave. Por, shumë shpejt ato janë rregulluar dhe përshtatur dhe ne shohim sasi të rritura që transportohen në Europë”, tha Ghada Waly, Drejtore Ekzekutive e UNODC.
Por, shkaku kryesor i shqetësimit në Europë është kokaina. Në të kaluarën, mafia italiane e mbizotëronte tregtinë e kokainës. Tani, gjithnjë e më shumë kontrabandistë nga Ballkani po përfshihen, duke shumëzuar kështu zinxhirët e furnizimit.
“Ne kemi parë që kokaina po bëhet më e lirë në Europë, më e pastër në Europë dhe në sasi më të mëdha, e cila është një arsye kryesore për shqetësim. Ne kemi nevojë të rrisim bashkëpunimin ndërkombëtar dhe shkëmbimin e informacionit midis vendeve burimore dhe porteve marrëse”, tha ajo më tej.
Sipas Kombeve të Bashkuara, numri i përdoruesve të drogës do të vazhdojë të rritet me 11% këtë dekadë.
Afrika është veçanërisht e prekur, megjithëse kjo tendencë shqetësuese mund të përmbyset nëse merren masat e duhura.
LEXONI GJITHASHTU:
- “Të bashkuar ndaj provokimeve ruse”, Merkel: S’mjafton që Biden të flasë me Putin
- ‘Italia është një vend laik’, Draghi kundër Vatikanit për kritikat mbi projektligjin LGBTI
- Blinken vizitë në Berlin: ‘Nord Stream 2’ nuk duhet të përdoret nga Rusia si një mjet detyrues kundër Evropës
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta