Më shumë kontroll mbi eksportin e vaksinave, BE mbetet e përçarë. Von der Leyen: AstraZeneca të kapë ritmet e furnizimeve

26 Mars 2021 | 07:43

Samiti i së enjtes edhe njëherë dëshmoi se BE mbetet thellësisht e ndarë në vendosjen e kontrolleve më të rrepta mbi eksportet e vaksinave.

Disa vende besojnë se eksportimi i vaksinave  është arsyeja pse vendet anëtare janë mbrapa me ritmet e vaksinimit krahasuar me shtete të tjera sikundër Britania e Madhe apo SHBA.

Bashkimi Evropian ka eksportuar 77 milionë doza të vaksina anti-COVID, 20 milion prej tyre në Britani të Madhe, ndërsa 88 milionë kanë mbetur brenda unionit dhe 62 milionë vaksina janë injektuar tashmë.

Komisioni Evropian argumenton se kompanitë farmaceutike në Mbretëri të Bashkuar  nuk kanë eksportuar asnjë dozë të vetme.

“Për të qenë të qartë, ne duam të sigurohemi që Evropa të marrë pjesën e saj të drejtë të vaksinave sepse duhet të jemi në gjendje t’u shpjegojmë qytetarëve tanë se nëse kompanitë eksportojnë vaksinat e tyre në të gjithë botën, kjo është për shkak se ata janë duke respektuar plotësisht angazhimet e tyre dhe nuk rrezikon sigurinë e furnizimit në Bashkimin Evropian “, u shpreh Ursula von der Leyen, Presidente e Komisionit Evropian.

Komisioni Evropian akuzon kryesisht Astrazeneca se po eksporton doza të prodhuara në Evropë, ndërsa po dështon të furnizojë shtetet anëtarë të unionit.

“Ky është veçanërisht rasti i AstraZeneca. Unë mendoj se është e qartë për kompaninë që së pari, kjo e fundit duhet të kap ritmin , duhet të respektojë kontratën që ka me vendet anëtare evropiane para se të mund të angazhohet përsëri në eksportimin e vaksinave “, Ursula von der Leyen.

Shtete sikundër Franca mbështesin një ndalim më strikt të eksportit të vaksinave.  Të tjera vende sikundër Holanda, Belgjika apo Gjermania hezitojnë, pasi i frikësohen prishjes së zinxhirit të furnizimit.

“Në lidhje me Rregulloren e Kontrollit të Eksportit, ne kemi deklaruar se nuk duam ndonjë përçarje në zinxhirët e furnizimit ndërkombëtar, global, po sigurisht që jemi të interesuar të sigurojmë që kompanitë që kanë lidhur kontrata me ne të jenë në përputhje me marrëveshjet ”, tha Angela Merkel, kancelare e Gjermanisë.

Joe Biden ishte i ftuari special në takimin e BE dhe udhëheqësit evropianë theksuan vullnetin për të bashkëpunuar në çështje të tilla si pandemia.

Por, ata shmangën të flisnin se si SH.B.A., një nga prodhuesit më të mëdhenj të vaksinave në të gjithë botën, nuk eksporton asnjë vaksinë në Evropë.

Lexoni gjithashtu:

Pandemia, Holanda dhe Norvegjia forcojnë masat, Greqia e Spanja bëhen gati për sezonin veror

Vala e tretë e infektimeve, Gjermania gati të zgjasë kufizimet

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026