Më shumë se 6,500 civilë kanë vdekur që nga fillimi i luftës në Ukrainë
Të paktën 6,595 civilë ukrainas janë vrarë dhe 10,189 janë plagosur që kur Rusia pushtoi vendin në shkurt, sipas Zyrës së Komisionerit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut (OHCHR).
Në mesin e të vrarëve ishin të paktën 415 fëmijë, 2,575 burra, 1,767 gra dhe 1,838 të rritur të tjerë, gjinia e të cilëve ende nuk është identifikuar, sipas të dhënave të publikuara së fundmi.
Shumë nga viktimat civile janë regjistruarnë rajonet Donetsk dhe Luhansk në Donbas, një rajon lindor në zemër të luftës që ka parë luftimet më intensive në muajt e fundit, shkruan CNN.
Raporti i OHCHR tha se 3,939 civilë u vranë dhe 5,338 të tjerë u plagosën në Donetsk dhe Luhansk, duke përfshirë 449 në territorin e kontrolluar nga Rusia.
Shumica e viktimave të regjistruara ishin rezultat i armëve shpërthyese si granatimet nga artileria e rëndë, sistemet e raketave të shumta lëshuese, raketat dhe sulmet ajrore.
LEXONI GJITHASHTU:
- Albin Kurti nuk ka arritur asnjë sukses në politikën e jashtme, thotë gazetari
- Kalon në Bruksel propozimi për liberalizimin e vizave për Kosovën në janar të 2024-s
Antonio Guterres takon Presidentin sirian Ahmad al-Sharaa, vizita e parë zyrtare e një shefi të OKB-së në 17 vjet
Dyshohet se spiunonte për një vend të huaj, policia belge arreston praktikante e NATO-s
Përhapja e propagandës, Letonia ndalon librat, gazetat dhe videolojërat nga Rusia dhe Bjellorusia
- 11:39 Antonio Guterres takon Presidentin sirian Ahmad al-Sharaa, vizita e parë zyrtare e një shefi të OKB-së në 17 vjet
- 11:12 Plagosi me thikë kushëririn pas një konflikti për motive të dobëta, arrestohet 60-vjeçari në Lushnje
- 11:06 Dyshohet se spiunonte për një vend të huaj, policia belge arreston praktikante e NATO-s
- 10:53 U merrte lekët qytetarëve dhe nuk u riparonte makinat, arrestohet pronari i një servisi në Tiranë! Tentonte edhe t’i shiste mjetet
- 10:19 Përhapja e propagandës, Letonia ndalon librat, gazetat dhe videolojërat nga Rusia dhe Bjellorusia
- 10:02 Dy tërmete godasin jugun e Italisë, sa ishin magnitudat?