Më shumë shpresë për Krishtlindje, masat në Europë drejt lehtësimit
Disa shtete europiane po përpiqen të shpëtojnë festat e fundvitit.
Në Katalunjë nis rihapja e pjesshme e bareve dhe restoranteve ndërkohë që në Francë pritet që masat kufizuese të lehtësohen në tre faza.
Tregu antik Rastro në Madrid është rihapur pas një mbyllje tetë-mujore për shkak të COVID-19.
Tregu do të funksionojë 50%, me gjysmën e 1,000 tendave që alternohen çdo të dielë për një grup maksimal prej 2,700 personash.
Edhe dronët janë në aksion duke ndihmuar policinë për të parandaluar çdo mbipopullim.
“Këtu jemi në një hapësirë të madhe. Ne iu përmbajtëm të gjitha rregullave që na kërkuan. Kemi më shumë siguri sesa hapësirat e brendshme prandaj është vendi më i mirë dhe unë i them çdokujt të vijë në Rastro, është një vend i sigurt dhe jemi shumë mirë,” – u shpreh Sara García, pronare e një tende bizhuterish.
Pas një muaji bllokimi në Katalunjë nis dhe rihapja e pjesshme e bareve dhe restoranteve, ndërsa kryeministri i Spanjës bëri me dije strategjinë e tij të vaksinimit.
“Kemi 13,000 pika vaksinimi. Për shembull këtë vit në vetëm tetë javë vaksinuam 14 milionë njerëz për gripin. Pra, kapaciteti që shërbimi ynë shëndetësor kombëtar ka për të vaksinuar në një kohë të shkurtër është i jashtëzakonshëm,” – tha kryeministri i Spanjës, Pedro Sánchez.
Edhe nga Britania e Madhe vijnë lajme të mira, të katër kombet e saj kanë mbështetur planet për të lejuar disa familje të takohen për disa ditë gjatë Krishtlindjeve. Një tjetër plan masash me tre nivele pritet të bëhet me dije në Angli ndërsa bllokimi kombëtar përfundon në 2 dhjetor.
“Frustruese është për të gjithë ne, Krishtlindjet nuk do të jenë normale këtë vit. Por sikundër tha kryeministri dhe të gjithë të tjerët, ne po shikojmë mënyra se si familjet mund të kalojnë disa kohë me njëri-tjetrin gjatë periudhës së Krishtlindjes. Padyshim, kjo është diçka që ne do të dëshironim të bënim. Ka qenë një vit i vështirë për të gjithë ne,” – u shpreh Rishi Sunak, kancelari britanik i thesarit.
Ndërsa festa e Krishtlindjes po afron edhe në Francë pritet që të lehtësohen masat kufizuese të cilat pritet të ndërmerren me tre faza për të parandaluar një tjetër valë të pandemisë.
Këtë të martë presidenti Macron do të bëjë me dije lehtësimin e pjesshëm të masave që janë vendosur në 30 tetor.
Lexoni gjtihashtu:
Në prag të Krishtlindjeve, qeveria franceze pritet të lehtësojë masat kufizuese me tri faza
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta