‘Më thirrën papritur’, sportistja iraniane thotë se garoi aksidentalisht pa hixhab

18 Tetor 2022 | 14:45

Kampionia iraniane e ngjitjes, Elnaz Rekabi, tha se pa dashje garoi pa hixhab në një garë ndërkombëtare në Korenë e Jugut.

Kjo deklaratë vjen teksa janë rritur shqetësimet për sigurinë e saj, pasi shumë komentuan se ajo mbështeti protestuesit në Iran, të cilët po protestojnë qëkur një grua e re vdiq teksa ishte në mbajtje, nën akuzat se kishte shkelur rregullat e veshjes së hixhabit.

Rekabi, që doli i katërta në Kampionatin Aziatik, u zhduk për disa orë pas garës, duke rritur frikën se autoritetet iraniane e kishin kthyer atë në Teheran më 18 tetor.

Sportistja 33-vjeçare tha përmes një postimi në Instagram se garoi pa hixhab, veshja e të cilit është e detyrueshme për gratë iraniane kur dalin në publik, për shkak të “planifikimit të keq dhe thirrjes së papritur për të garuar”.

“Pa dashje kisha një problem me mbulesën time”, tha ajo dhe shtoi se ishte duke u kthyer në Iran së bashku me ekipin e saj “sipas orarit të planifikuar paraprakisht”.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026