Me violinë nga SHBA në Gjirokastër, Stefan Xhori koncert recital
Për të dytën herë brenda pak kohësh violinisti Stefan Xhori ka udhëtuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të dhënë një koncert recital në Gjirokastër, vendlindjen e tij.
Një prej artistëve me emër të qyteti të gurtë pas viteve 90-të, Stefani së bashku me familjen emigroi në SHBA ku vazhdon karrierën artistike. Koncerti recital i shfaqur këtë fundjavë në teatrin “Zihni Sako” tërhoqi vëmendjen e artdashësve, të cilët shoqëruan me duartrokitje ekzekutimin virtuoz të pjesëve të kompozitorëve shqiptarë dhe të huaj.
“Emocione ndaj kësaj skene me të cilën jemi rritur këtu e 30-40 vjet më parë dhe sikur e përmenda edhe në koncert dhe jepnim ndoshta edhe një herë në muaj koncert artistik nga shkolla e muzikës. Kështu që ndjeva një emocion shumë të veçantë”. – thotë violinisti Stefan Xhori.
Pjesëmarrës ishin edhe instrumentistë gjirokastritë me përvojë artistike si dhe talentet e reja të qyteti të gurtë.
Për violinistin Stefan Xhori emocionet janë të mëdha sa herë kthehet për të dhënë koncert në vendlindje.
“Sigurisht ka ndryshim mjedisi artistik aty ku jetoj dhe ajo është edhe puna që bëj, me mjedisin që gjej këtu sepse sigurisht kanë ndryshuar rrethanat në të cilat unë jam rritur. Por jam shumë i gëzuar që më të dyja koleget e mi, dy Mozat, kemi qenë në gjendje që gjatë 6 muajve të fundit të japim 2 koncerte. Ndoshta kjo kontribuon sadopak në jetën artistike të qytetit”- shton më tej ai.
Në këtë aktivitet i është akorduar edhe muzikologut dhe mësuesit Polo Xhori, titulli “Qytetar Nderi i Gjirokastrës” pas vdekjes.
LEXONI GJITHASHTU:
Pittard rikthen përmes fotografisë Shqipërinë e një shekulli më parë
Dorëshkrimi i panjohur i Mozartit zbulohet në Francë, shtatë vepra të reja dëgjohen për herë të parë
INSTAT: 1,5 milionë vizitorë në institucionet e trashëgimisë kulturore gjatë 2025-ës
- 10:17 Tërmetet e njëpasnjëshme në Venezuelë, Von der Leyen shpreh solidaritet për popullin venezuelian
- 10:17 Politikani rus dënohet me 7 vite burg për dy postime në rrjetet sociale kundër luftës
- 10:11 Rama në Poloni për Konferencën për Rindërtimin e Ukrainës, zbardhet agjenda
- 10:09 Grupi E5 mblidhet në Berlin, udhëheqësit evropianë premtojnë një rol më të fortë në NATO para takimit me Trump
- 09:55 Neymar rikthehet në fushën e Kupës së Botës, stadiumi ngrihet në këmbë. Braziliani nuk i mban lotët (VIDEO)
- 09:52 Përplasje fizike mes 15 personash në Lipjan, shkak një pronë. 11 prej tyre përfundojnë në spital