“Më vjen keq, s’kam avion për t’iu dhuruar”- Ironi e përplasje mes Trump e Ramaphosa
Presidenti i Afrikës së Jugut, Cyril Ramaphosa, ironizoi presidentin amerikan Donald Trump gjatë një takimi në Shtëpinë e Bardhë, duke thënë se nuk ka një aeroplan për t’ia dhuruar.
Ramaphosa me humor u shpreh: “Më vjen keq që nuk kam një avion për t’ju dhuruar”.
Trump iu përgjigj se do ta pranojë me kënaqësi një dhuratë të tillë nëse ajo ndodh ndonjëherë.
“Do të doja ta bënit. Unë do ta pranoja”- tha Trump.
Këto komente u bënë në sfondin e lajmit se Katari i ka dhuruar Shteteve të Bashkuara një avion luksoz të tipit Boeing 747, i cili do të përdoret nga Forcat Ajrore Amerikane.
Pentagoni e ka konfirmuar pranimin e aeroplanit, vlera e të cilit arrin rreth 400 milionë dollarë. Dhurata ka shkaktuar debat në Uashington, duke nxitur shqetësime për etikën dhe transparencën, si nga radhët e republikanëve, ashtu edhe të demokratëve.
Takimi mes Trump dhe Ramaphosa-s u shoqërua edhe me tensione të ashpra. Presidenti amerikan priti homologun e tij afrikan me një video pesëminutëshe, ku sipas tij ilustrohej përndjekja e popullsisë së bardhë në Afrikën e Jugut. Videoja më pas u publikua edhe në llogarinë zyrtare të Shtëpisë së Bardhë në rrjetin social X, me titullin: “Dëshmi e përndjekjes në Afrikën e Jugut”.
View this post on Instagram
LEXONI GJITHASHTU:
Netanyahu mohon pretendimet: SHBA nuk ka kufizuar operacionet tona në Liban
Shpërthen sërish vullkani Etna, ndërpriten fluturimet në Siçili
Polonia deklasifikon ndihmën ushtarake për Ukrainën
- 19:17 Ministria e Mbrojtjes: 16 vatra zjarri në disa qarqe të vendit janë nën kontroll, 5 ende aktive
- 19:08 Netanyahu mohon pretendimet: SHBA nuk ka kufizuar operacionet tona në Liban
- 18:41 Shpërthen sërish vullkani Etna, ndërpriten fluturimet në Siçili
- 18:39 Polonia deklasifikon ndihmën ushtarake për Ukrainën
- 18:35 Motora dhe adrenalinë, Korça u gjallërua për dy netë nga Moto & Rock Festival
- 18:15 Autoritetet australiane nisin hetimet, shfaqen sfera të mëdha misterioze në plazh