Medvedev: Rusia nuk dëshiron një konflikt global

2 Shkurt 2026 | 09:25

Zyrtari i lartë i sigurisë së Kremlinit, Dmitry Medvedev ka deklaruar se bota po bëhet shumë e rrezikshme, por Rusia nuk dëshiron të përfshihet në një konflikt global.

Medvedev vlerësoi presidentin amerikan, Donald Trump dhe e quajti inkurajuese rifillimin e kontakteve me Uashingtonin. Nga ana tjetër shtoi se Perëndimi ka injoruar vazhdimisht interesat ruse.

“Situata është shumë e rrezikshme. Pragu i tolerancës për dhimbjen po ulet”, i tha.

“Ne nuk jemi të interesuar për një konflikt global. Ne nuk jemi të çmendur. E kemi thënë njëqind herë. Kush ka nevojë për një konflikt global? Fatkeqësisht, një konflikt global nuk mund të përjashtohet”, shtoi ai.

Lidhur me pretendimet perëndimore për një kërcënim rus ose kinez ndaj Groenlandës, Medvedev komentoi se këto janë “histori horror” të rreme të fabrikuara nga udhëheqësit perëndimorë për të justifikuar sjelljen e tyre.

I pyetur për zhvillimet globale në janar, në Venezuelë dhe Groenland, Medvedev u përgjigj se ato ishin thjesht “të tepërta”.

“Ajo që i ndodhi Presidentit Nicolas Maduro është padyshim një shkelje e çdo rregulli të së drejtës ndërkombëtare. Po çmonton të gjithë sistemin e marrëdhënieve ndërkombëtare”, përfundoi Medvedev, duke thënë se nëse një fuqi e huaj kap Trump, atëherë SHBA-të do ta konsideronin këtë një shkak për luftë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Shpërthimi i sëmundjes së legjionarëve në New York, regjistrohet viktima e parë

Një shpërthim i sëmundjes së legjionarëve ka sëmurë dhjetëra njerëz në New York City teksa është regjistruar edhe viktima e pare. Zyrtarët nuk dhanë informacione shtesë në...
09:49 | 18/07/2026

Irani rifillon sulmet ndaj vendeve të Gjirit pas një nate tjetër sulmesh amerikane

Irani nisi sulme të reja ndaj aleatëve të SHBA-së në Gjirin Persik të shtunën, pas natës së shtatë radhazi të sulmeve amerikane që synonin vendet...
09:26 | 18/07/2026

Policia gjen anijen që u fundos gjatë javës në San Francisko, identifikohet trupi i viktmës

Policia zbuloi të premten varkën që u fundos këtë javë në Gjirin e San Franciskos, pasi nxori trupin e një personi të zhdukur një ditë më parë....
09:21 | 18/07/2026