“Mendoj rikandidimin në 2024”, Biden: Administrojmë 200 milionë vaksina në 100 ditët e para të mandatit

26 Mars 2021 | 10:42

Presidenti amerikan Joe Biden premton se administrata e tij do të jetë të gjendje të administrojë 200 milionë vaksina brenda 100 ditëve të para të mandatit. Administrata e tij fillimisht kishte vënë cak për dhënie të 100 milionë dozave të vaksinave në 100 ditët e para, zotim që është përmbushur para kohe.

Në konferencën e parë për mediat pas ardhjes në Krye të Shëtpisë së Bardhë 78 vjecari shprehet se tanimë synojnë të kapin një tjetër objektiv për ti dhënë sa më shpejt fund pandemisë.

“Sot po vendos një qëllim të dytë, brenda 100 ditëve të mia të para në detyre do të kemi administruar 200 milion doza. E di që është një qëllim ambicioz, dyfishi i qëllimit tonë fillestar  por asnjë vend tjetër në botë nuk  na është afruar madje as afër asaj që po bënim. Besoj se mund ta bëjmë,” – u shpreh Presidenti i SHBA, Biden.

“Unë gjithashtu vendosa një qëllim para se të merrja detyrën të hapen shumica e shkollave në 100 ditët e para. Falë punës së madhe të bërë nga administrata jonë,  studimi i fundit tregon se gati gjysma e shkollave janë të hapura: Që kur kemi kaluar planin amerikan të shpëtimit, ne kemi filluar të shohim shenja të reja shprese në ekonominë tonë. Ka ende shumë amerikanë pa punë, dhe ka ende kanë shumë punë për tu bërë. Por mund t’ju them juve, popullit Amerikan, ndihma është këtu dhe shpresa po vjen,” – vijoi më tej Biden.

Duke mbrojtur politikat e tij, Presidenti Biden u ndal edhe në cështje të tjera sikundër emigracioni, kontrolli i armëve, raportet me Kinën, Korenë e Veriut etj.

I pyetur nga gazetaret nëse do të rikandidonte 78- vjecari përgjigjet

“Përgjigja ime është po, unë planifikoj të kandidoj për rizgjedhje. Kjo është pritshmëria ime,” – tha Presidenti i SHBA.

Më 20 janar, Joe Biden u bë presidenti më i moshuar amerikan që bënte betimin për të qenë president i 47 i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026