Merkel: Do të gjej diçka me të cilën të merrem kur të lë postin
Kancelarja gjermane, Angela Merkel deklaroi të enjten se ka një tendencë në radhët e grave politikane për t’u bërë më efikase.
Merkel, që ka udhëhequr Gjermaninë që prej vitit 2005, u tha gazetarëve se gra të tjera kanë bërë më shumë se ajo për më shumë barazi shoqërore, por theksoi se beson se edhe ajo vetë ka arritur diçka.
E pyetur se çfarë do të bëjë pasi të lërë postin, Merkel tha se nuk kishte pasur kohë për të reflektuar për këtë, pasi ditët e fundit në detyrë i kanë sjellë sfida të mëdha në tryezë.
“Unë dua të vazhdoj t’i bëj gjërat sikurse i kam bërë gjithmonë, prandaj dhe kam fare pak kohë për të menduar se çfarë do të bëj kur të lë zyrën. Koha do të vijë, por mund t’ju them se do të vazhdoj ta bëj me kënaqësi detyrën për kohën e mbetur, pavarësisht se sfidat janë të mëdha”, tha kancelarja.
Merkel ka udhëhequr Gjermaninë që prej vitit 2005 dhe gjatë qeverisjes së saj, vendi përjetoi zhvillimin ekonomik më të madh, që e ktheu dhe në ekonominë e parë evropiane.
“Do të gjej diçka me të cilën të merrem”, shtoi ajo duke iu përgjigjur interesit të gazetarëve.
LEXONI GJITHASHTU:
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta