Merkel kundër mbylljes së kufijve të BE: E morëm një herë mësimin, s’duhet të përsëritet më

28 Qershor 2021 | 22:51

Kancelarja gjermane, Angela Merkel ka kundërshtuar mbylljen e kufijve të Bashkimit Evropian si pjesë e masave për të frenuar përhapjen e coronavirus-it.

E pranishme në Asamblenë Parlamentare Franko-Gjermane, kancelarja Merkel u shpreh se “mësimi u mor një herë” dhe mbyllja e kufijve të vendeve të BE me fqinjët nuk duhet të ndodhë më.

Merkel tha se qeveria gjermane është kundër kontrolleve në kufi për pandeminë. Ajo tha se masa të tilla janë të rënda dhe vendet e BE-së duhet të bashkëpunojnë më shumë kundër COVID-19.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026