Merkel: Lufta në Ukrainë, një gabim i madh i Rusisë
Ish-kancelarja Angela Merkel mbrojti qëndrimet e saj ndaj Rusisë dhe Ukrainës gjatë 16 viteve si udhëheqëse e Gjermanisë.
Në komentet e para që nga largimi i detyrës gjashtë muaj më parë, Merkel tha se nuk kishte “asnjë justifikim” për sulmin “brutal” të Rusisë ndaj Ukrainës dhe se ishte “një gabim i madh nga ana e Moskës”.
“Ky është një sulm brutal, duke shpërfillur ligjin ndërkombëtar, për të cilin nuk ka asnjë justifikim”. Ajo që ndodhi, për mendimin tim, nuk është,vetëm e papranueshme, por një gabim i madh nga ana e Rusisë”, tha ajo.
Ajo tha se nuk kishte “asgjë për të kërkuar falje” për përgjigjen e saj ndaj aneksimit të Krimesë nga Rusia nga në vitin 2014, kur ajo mbështeti sanksionet, por për të cilat nuk gjeti unanimitet.
“Diplomacia nuk ka gabuar edhe nëse nuk pati sukses. Unë nuk mendoj se tani duhet të them se ishte gabim dhe nuk do të kërkoj falje. Në retrospektivë, në fakt jam e kënaqur dhe nuk kam pse të fajësoj veten që nuk u përpoqa të parandaloja një ngjarje si kjo. Përkundrazi, unë për fat të mirë jam përpjekur mjaftueshëm së bashku me presidentët francezë dhe kjo më jep një formë sigurie”, sipas saj.
Merkel tha se një dritë jeshile e NATO-s për Ukrainën në 2008 do të kishte çuar në agresion më të shpejtë rus dhe se në atë Kohë Kievi ende nuk ishte gati. Ish-kancelarja u shpreh se kishte kundërshtuar dërgimin e armëve sepse Gjermania dhe Franca po përpiqeshin të drejtonin diplomacinë.
LEXONI GJITHASHTU
Maldini dhe Leonardo japin dorëheqjen nga rolet e tyre në Federatën Italiane të Futbollit
Austria planifikon të zgjasë shërbimin ushtarak në 9 muaj
Pompei rindërton tavanin antik me afreske të mitologjisë greke
- 20:41 Dita e 58-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë
- 20:23 Kryeministri irakian urdhëron hetim lidhur me akuzat e Arabisë Saudite për sulm me dronë
- 20:13 Maldini dhe Leonardo japin dorëheqjen nga rolet e tyre në Federatën Italiane të Futbollit
- 19:59 Pashinyan bisedë telefonike me Putin, kërkon zgjidhje lidhur me kufizimet ruse mbi eksportet armene
- 19:38 Mori një kopje të marrëveshjes së huasë me SHBA-në, Rama i reagon Shehajt: Dëshmoi se vesi del me shpirtin
- 19:21 Trump për kundërshtimin e Netanyahut ndaj shitjeve të avionëve F-35: Askush nuk më tregon se çfarë duhet të shesim