Merkel paralajmëron për “përçarje të thellë e përfundimtare” në Europë pas përgjigjes ndaj COVID-19
Kancelarja gjermane Angela Merkel ka bërë thirrje për solidaritet dhe bashkëpunim në Bashkimin Europian gjatë një fjalimi në Bundestag, teksa Gjermania përgatitet që të marrë presidencën e Këshillit Europian.
Duke u ankuar për qasjen “nacionaliste” në hapat e parë të pandemisë, Merkel tha se Europa duhet të bashkëpunojë.
“Europa ka nevojë për ne ashtu si ne për Europën”, tha Merkel, duke shtuar se ky nuk është vetëm një projekt historik por një projekt i cili “do të na drejtojë drejt së ardhmes”.
Kancelarja iu drejtua vendeve anëtare duke i kërkuar kompromis, gjatë fjalimit i cili vjen vetëm një ditë përpara Samitit Europian, që do të mbahet virtualisht.
Merkel shpreson të arrijë një marrëveshje midis liderëve europianë për një paketë rimëkëmbjeje nga COVID-19.
Në tryezë gjendet një fond prej 750 miliardë eurosh, ku përfshihet granti prej 500 miliardë eurosh dhe 250 miliardë euro hua për vendet anëtare.
“Ne nuk duhet të lejojmë që pandemia të drejtojë perspektivat ekonomike të vendeve të BE, duke na përçarë e duke dobësuar tregun e brendshëm, i cili është bërthama e Europës”, tha Merkel.
“Ne do të punojmë me vendosmëri kundër rrezikut të një përçarje të thellë e përfundimtare në Europë”, deklaroi kancelarja.
Gjermania do të kryesojë presidencën e Këshillit duke nisur nga 1 korriku, në një periudhë kur BE-ja gjendet përballë “një prej sprovave më të mëdha në historinë e saj” u shpreh kancelarja.
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta