Merkel takohet me Macron përpara se Gjermania të marrë Presidencën e BE

29 Qershor 2020 | 17:12

Presidenti francez Emmanuel Macron dhe kancelarja gjermane Angela Merkel pritet të japin një deklaratë për shtyp pas përfundimit të takimit të tyre pranë Berlinit.

Takimi i tyre pasi më 1 korrik Gjermania do të marrë Presidencën e BE.

Si Macron ashtu edhe Merkel po përpiqen të arrijnë një marrëveshje midis vendeve anëtare të BE për një fond prej 750 miliardë eurosh, I cili do I vijë në ndihmë unionit për t’u rimëkëmbur nga pasojat e coronavirus.

Austria, Danimarka, Holanda dhe Suedia, të ashtuquajtura “Katërshja Kursimtare” kanë shprehur shqetësimin e tyre për planin, i cili parashikon mbledhjen e të ardhurave nga BE në tregjet ndërkombëtare dhe më pas shpërndarjen drejt disa prej vendeve që janë më prekur më rëndë nga kriza.

Nëse miratohet, kjo do të shënonte herën e parë që unioni do të ndante huanë ndërmjet vendeve anëtare në këtë mënyrë. Por shtetet më të pasura të “Katërshes Kursimtare”, janë të shqetësuara për mbështetjen e vendeve që kanë një borxh më  të madh, si Italia dhe Greqia.

 

Lexoni gjithashtu

Buxheti i BE do të jetë 1.85 trilionë euro, akordohen 750 miliardë për rimëkëmbjen nga COVID-19

Vendet e BE të përçara mbi sasinë dhe kushtet e rimëkëmbjes nga coronavirus

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026