Merr fund izolimi treditor, rikthehen zonat e kuqe e portokalli në Itali, vijojnë kufizimet për udhëtimet

6 Prill 2021 | 12:24

Përfundon izolimi treditor kombëtar në Itali i vendosur për të mbajtur nën kontroll situatën epidemiologjike gjatë festës së Pashkës.

Megjithatë lehtësimi i masave nuk vijon njësoj në të gjitha rajonet të cilat përcaktohen me dy ngjyra, të kuqe dhe portokalli në varësi të rrezikshmërisë nga virusi.

Dhjetë rajone mes të cilave Veneto, Lazio, Sicilia, Molise, Liguria, Umbria dhe provincat autonome të Trentos dhe Bolzano rikthehen me ngjyrë portokalli ndërsa nëntë rajonet sikundër Lombardia, Toskana, Emilia Romagna, Kalabria, Piemonte, Puglia etj, do të vijojnë të jenë zona të kuqe.  Në rajonet që cilësohen me ngjyrë portokalli lejohet dalja por jo zhvendosja në të tjera komuna.

Rihapen shkollat duke respektuar distancën fizike por autoritetet mund të vendosin në çdo rast të kalojnë në mësim në distancë. Baret, restorantet, kinematë janë të mbyllura. Në zonat me ngjyrë portokalli, rënia e të infektuarve ka bërë të mundur rihapjen e disa aktiviteteve jo thelbësore, sikundër parukeritë apo qendrat estetike.

Në zonat e kuqe nuk është e lejuar lëvizja, vetëm për raste urgjente, shkollat e universitetet janë  të mbyllura, dyqanet, baret restorantet po ashtu, lejohet vetëm shërbimi me dërgesa.

Në të njëjtën kohë do të vijojnë të mbeten në fuqi deri në fund të muajit masat kufizuese për të gjithë udhëtarët që vijnë nga jashtë kufijve. Për ata që mbërrijnë në Itali, Ministri i Shëndetësisë Roberto Speranza ka urdhëruar një karantinë prej të paktën pesë ditësh, shoqëruar me një tampon të dyfishtë, para mbërritjes dhe pas.

 

LEXONI GJITHASHTU: 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026