Mesha e Krishtlindjes, shtetrrethimi ndryshon mënyrën e organizimit, por jo shpirtin e besimit

16 Dhjetor 2020 | 08:28

Të ndryshosh traditën e meshës së mesnatës është diçka e cila nuk ndodh shpesh sidomos në vendin me komunitetin më të madh katolik në Evropë. Por jo shumë gjëra pritet  të ndryshojnë. Edhe pse mesha e mesnatës shpesh quhet e tillë, ajo nuk është festuar në mesnatë në Vatikan që nga viti 2009.

“Nga pikëpamja liturgjike quhet mesha gjatë natës, kjo do të thotë që mesha duhet të festohet natën në prag të Krishtlindjes. Por  prej disa vitesh Vatikanit ka festuar meshën tradicionale në 21:30  kjo tregon se koha e saktë nuk është mesnatë, por gjatë natës”, thotë Vincenzo Corrado, drejtor i komunikimit në Asamblenë e Peshkopëve italianë.

Peshkopët duhet të adresojnë këtë çështje me priftërinjtë lokalë të cilët janë më pas përgjegjës për të vendosur kur do ta mbajnë meshën në përputhje me kufizimet.

“I takon secilit prift të përcaktojë kohën. Kam dëgjuar që disa dioqeza po planifikojnë të mbajnë meshën në prag të Krishtlindjeve midis orës 20.30 dhe 21:00”, thotë ai.

At Semenza, kreu shërbimet e Pashkëve në Facebook për një muaj e gjysmë. E ndërsa e kujton atë kohë, ai thotë se ishte një përvojë krejt tjetër.

“Meshat duhet të mbaheshin pas dyerve të mbyllura, kjo është arsyeja pse unë do t’i transmetoja ato në internet, por ishte një përvojë e vështirë. megjithëse zhvendosja e kohës së meshës mund të jetë mjaft e bezdisshme për shumë njerëz, nuk është aq shqetësuese sa ndërprerja e shërbimeve në tërësi. Kjo është ajo që ndodhi në atë kohë”, thotë At Franko Semenza.

Edhe Papa Françesku do të kremtojë një meshë të hershme në mënyrë që njerëzit të mund të kthehen në shtëpi në kohë para se të nisë shtetrrethimi.

Kremtimi tradicional masiv i Krishtlindjeve zhvillohet pranë Bazilikës së Shën Pjetrit më 24 dhjetor dhe vitet e fundit ajo ka filluar në 21:30,  por edhe këtu në Vatikan për herë të parë për vitin 2020 mesha është zhvendosur dy orë më herët për të respektuar shtetrrethimin që është përcaktuar nga qeveria italiane, që kërkon të gjithë të kthehen në shtëpi deri në orën 22:00, por të devotshmit e kishës nuk duken shumë të shqetësuar dhe ata janë të gatshëm për të bërë kompromis.

“Nuk do të ndryshojë shumë për sa kohë që ne jemi në gjendje të organizohemi. Ndoshta do të duhet të hamë më herët ose pas meshës, ajo që ka vërtet rëndësi është aspekti fetar i festimeve”, thotë një besimtar.

Duket se gjëja kryesore në këto momente është pjesëmarrja dhe për të respektuar edhe shtetrrethimin rekomandohet që të nisesh më herët të paktën për të siguruar një vend gjatë ceremonisë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026