Meta kundërshton marrjen borxh me urgjencë të 650 milionë eurove

3 Qershor 2020 | 11:05

Presidenti Ilir Meta nuk është dakord që qeveria t’i drejtohet me urgjencë tregjeve ndërkombëtare për të marrë hua 650 milionë euro në formë eurobondi.

Në një letërkëmbim drejtuar Kuvendit, Meta ka shprehur “mosdhënien e pëlqimit” për hyrjen e menjëhershme në fuqi të ligjit që e parashikon këtë huamarrje, e cila do të jetë me afat 7 deri në 10 vite.

Qeveria ka kërkuar dhe marrë pëlqimin e parlamentit për kalimin me urgjencë të ligjit me justifikimin që eurobondi të kapë periudhën e muajit qershor.

Mirëpo sipas Presidentit, kërkesa me urgjencë e qeverisë nuk është e justifikuar, pasi nuk është shoqëruar me transparencë, shqyrtime me detaje dhe analiza financiare “për një akt me rëndësi të madhe për financat publike”.

Meta ngre shqetësimin se projektligji për eurobondin shoqërohet me “heqjen dorë paraprakisht nga imuniteti në marrëveshjet që do të lidhen”.

“Delegimi i vendimmarrjes, siç në rastin konkret bëhet përmes heqjes dorë nga imuniteti në këtë mënyrë, pa qenë në dijeni të kushteve që do të negociohen në një marrëveshje, nuk duhet të bjerë ndesh me parimet kushtetuese,” – shprehet Meta teksa thekson se ligji e kërkon që Kuvendi të japë autorizime për çdo marrëveshje.

 

Lexoni gjithashtu:

Rritja e borxhit, Bozdo: Qeveria la ekonominë në rënie të lirë, duhet qasje dhe politikë e re

Ekonomi: Rritja e borxhit publik nuk do të sjellë rritje të taksave këtë vit

Arben Malaj: Qeveria të mbështesë turizmin, Gjermania na ka lënë jashtë listës së vendeve të vizitueshme

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Shqipëria bëhet e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore

Fluksi i lartë i të huajve që po vijnë në Shqipëri, të nxitur nga çmimet e lira të akomodimit, po çon në një shtrenjtim të...
14:50 | 03/06/2026

Këmbimi valutor 3 qershor/ Me sa blihen e shiten monedhat kryesore

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81.4 lekë dhe do shitet me 82.4 lekë. Ndërkohë monedha evropiane...
08:58 | 03/06/2026

Shqipëria humbi 28 500 banorë në 2025, mosha mesatare arrin në 45 vjeç

Shqipëria ka hyrë në një fazë të re të krizës demografike. Të dhënat më të fundit të INSTAT tregojnë se popullsia e vendit ka zbritur...
17:25 | 02/06/2026