META paditet në SHBA! Ish-punonjësit pretendojnë se AI u përdor për të përzgjedhur punonjës me probleme shëndetësore për pushime nga puna
Një grup prej 26 ish-punonjësish të Meta Platforms ka ngritur një padi në një gjykatë federale në Oakland, Kaliforni, duke akuzuar kompaninë se ka përdorur softuer të mbështetur nga inteligjenca artificiale (AI) për të identifikuar në mënyrë disproorcionale punonjësit me aftësi të kufizuara ose ata që kishin marrë leje mjekësore gjatë procesit të pushimeve masive nga puna.
Sipas padisë, Meta është mbështetur në tregues si produktiviteti dhe përdorimi i mjeteve të inteligjencës artificiale për të vlerësuar performancën e punonjësve, duke vendosur në disavantazh ata që kishin munguar nga puna për shkak të problemeve shëndetësore.
Në fillim të këtij viti, Meta njoftoi se do të shkurtonte rreth 10% të fuqisë së saj globale të punës, ose afro 8 mijë vende pune, me valën e parë të largimeve që nisi në muajin maj dhe me shkurtime të tjera të planifikuara më vonë.
Paditësit, të cilët kanë zgjedhur të mbeten anonimë, pretendojnë se kompania ka shkelur ligjet federale dhe ato shtetërore që ndalojnë diskriminimin ose hakmarrjen ndaj punonjësve me aftësi të kufizuara, grave shtatzëna apo personave që marrin leje mjekësore. Ata vijnë nga gjashtë shtete amerikane, përfshirë Kaliforninë dhe Nju Jorkun, si edhe nga Distrikti i Kolumbias.
Nga ana tjetër, Meta i ka hedhur poshtë akuzat. Një zëdhënës i kompanisë deklaroi se pretendimet janë të pabazuara.
“Vendimet për menaxhimin e fuqisë punëtore dhe organizimin e kompanisë janë marrë dhe vazhdojnë të merren nga njerëzit, jo nga inteligjenca artificiale”, tha zëdhënësi.
Çështja pritet të shqyrtohet në gjykatë, ndërsa mund të ngrejë pikëpyetje të reja mbi përdorimin e inteligjencës artificiale në vendimmarrjen për menaxhimin e burimeve njerëzore.
Si Irani dhe Omani pretendojnë për të drejta mbi Ngushticën e Hormuzit?
Rusia akuzon Ukrainën për terrorizëm në Detin Azov, teksa Kievi hap front të ri lufte
Astronomët gjejnë sheqer të fshehur në hapësirën midis yjeve
- 16:31 Si Irani dhe Omani pretendojnë për të drejta mbi Ngushticën e Hormuzit?
- 16:23 Rusia akuzon Ukrainën për terrorizëm në Detin Azov, teksa Kievi hap front të ri lufte
- 16:18 Astronomët gjejnë sheqer të fshehur në hapësirën midis yjeve
- 16:17 Zjarr masiv në një kantier ndërtimi në Bruksel! Dyshohet disa viktima, vijojnë kërkimet për të zhdukurit
- 16:12 Kryeministri Radev nga Parisi: Bullgaria nuk është pjesë e Samitit të Koalicionit të Vullnetmirëve për Ukrainën
- 16:08 Netanyahu paralajmëron Iranin: Nëse sulmohemi do të sjellë një ngjarje ndryshe, shumë më të fuqishme