Miçigan, gjykatësi rrëzon padinë e Trump

5 Nëntor 2020 | 18:49

Një gjykatës i Miçiganit ka rrëzuar padinë e Trump ku pretendohej se nuk kishin akses të mjaftueshëm në numërimin e votave të dërguara me postë, raporton AP.

Padia synonte të çonte në gjykatë për votat Sekretarin e Shtetit të Miçiganit. Gjykatësi tha se Sekretari i Shtetit nuk ka kontroll mbi numërimin e votave.

Janë ende dhjetëra mijëra vota që do të numërohen sot dhe do të raportohen nesër, tha komisioneri i zgjedhjeve Joe Gloria.

Shumica e votave të dërguara me postë do të numërohen të shtunën dhe të dielën, shtoi Gloria.

Ai shtoi se do të shtohen forca sigurie për të mbrojtur punonjësit që po numërojnë votat dhe tha se kjo nuk do të ndikojë mbi punën e tyre. 

 

Lexoni gjithashtu

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara