Migen Qiraxhi nga Qëndresa Qytetare ka deklaruar se vitin e ardhshëm qeveria do të jetë më e pasur ndërsa populli më i varfër.
I ftuar në emisionin “Revieë” në Euroneës Albania, Qiraxhi theksoi se arka e shtetit është plotë ndërsa ekonomia familjare është shumë e dobë.
“Ne jemi mbërthyer pas shifrave. Shteti jonë me planifikimin që po i bën buxhetit përllogaritet deri në 632 miliardë lekë. Buxheti i shteti dhe qeveria jonë pritet të jetë shumë më e pasur sesa vitet e kaluara.
Ndërkohë që ne na thuhet që inflacioni është shumë i lartë dhe për të njëjtat lekë nuk do të marrësh të njëjtën sasi mallrash, për ato lekë që ne shpenzojmë vetëm në vitin që lamë pas përllogaritet 460 milionë euro vetëm nga TVSH. Ne jemi duke përjetuar një raport jo të drejtë, mes asaj që ne po përjetojmë shtetin me arkën më të shëndoshë në historinë e vendit ndërkohë që jemi duke jemi përjetuar ekonomi familjare më të dobët”- theksoi ai.
LEXONI GJITHASHTU: