Mijëra mbështetës të Biden festojnë në rrugë, përkrahësit e Trump ende me shpresë

8 Nëntor 2020 | 15:48

Festë dhe protestë në rrugët e shteteve amerikane. Kështu mund të përshkruhen orët e fundit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës pas lajmit se kandidati demokrat Joe Biden siguroi më shumë se 270 vota elektorale çka i siguron 77-vjeçarit drejtimin e Shtëpisë së Bardhë.

Me mijëra qytetarë kanë festuar në rrugë duke u shprehur plot shprese  se tashmë ka ardhur fundi i epokës së Trump.

“Më jep një ndjenjë shprese. Ne kemi ende shumë punë për të bërë, por kjo ka qenë koha më e polarizuar në historinë amerikane. Na është dashur të përballemi me  katër vjet politikë përçarëse dhe gënjeshtra nga Donald Trump, kështu që fakti që ai në të vërtetë humbi, më jep shpresë”, thotë Ken Wheeler, mbështetës i Biden.

Duke kërcyer në rrugë, në shatërvanë, duke kënduar ishte kjo mënyra sesi mbështetësit e Joe Biden e shprehën gëzimin e tyre për fitoren e demokratit.

Ndërsa nga njëra anë festohej në anën tjetër  Mbështetësit e presidentit Trump reaguan me një përzierje ndjenjash  zhgënjimi, dyshimi por edhe duke shpresuar se rezultati mund të kthehet

“Nëse nuk kthehet, nëse nuk ka një ndryshim në rinumërim dhe është një numërim i ligjshëm, atëherë ai do të jetë presidenti ynë i ardhshëm. Për fat të keq, unë mendoj se kjo do ta çojë vendin tonë buzë greminës.

Protestë dhe festë në SHBA dhe këto janë zgjedhje të cilat do të mbahen mend për numrin e lartë të shtetasve që morën pjesë në votime por edhe sepse Joe Biden është kandidati që ka marrë më shumë vota popullore në historinë e zgjedhjes së presidenteve në SHBA.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026