Mijëra penisë gomarësh u kapën në një operacion kontrabandë

13 Shtator 2022 | 20:38

Zyrtarët nigerianë kanë sekuestruar mijëra penisë gomarësh që do të eksportoheshin në Hong Kong.

Megjithëse kapja e organeve gjenitale të gomarit është e rrallë, lëkurat e gomarëve kontrabandohen shpesh në vende si Kina dhe gjejnë përdorim në mjekësinë tradicionale.

Kjo tregti e paligjshme po zvogëlon në mënyrë drastike numrin e gomarëve në Nigeri, ndërkohë që pjesa më e madhe e popullsisë i përdor ata si kafshë pune.

Një total prej 16 thasë me organe gjenitale u sekuestruan javën e kaluar në aeroportin ndërkombëtar në Lagos, qyteti më i madh i Nigerisë.

Çfarë fshihet pas tregtisë së paligjshme të pjesëve të gomarit?

Organizata bamirëse britanike The Donkey Sanctuary vlerëson se rreth 4.8 milionë gomarë trafikohen dhe vriten çdo vit për lëkurën e tyre. Shumë prej tyre përdoren për të prodhuar ejiao, një ilaç tradicional kinez.

Në korrik, dogana nigeriane sekuestroi lëkurë gomari me vlerë 114 mijë euro.

Përpjekjet për të frenuar këtë praktikë përfshijnë një propozim të vitit 2021 nga senatorët për të ndaluar vrasjen e gomarëve. Kjo ende nuk është miratuar në ligj.

Kafsha po përballet me zhdukjen në Nigeri dhe nuk mund të shumohet në numër të madh për shkak të shkallës së ulët të pjellorisë.

Sipas shërbimit doganor, ka nisur hetimi për të mësuar më shumë në lidhje me penisët e sekuestruar.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026