Mijëra të evakuuar në Kinë për shkak të përmbytjeve

22 Qershor 2022 | 10:49

Përmbytjet e mëdha kanë detyruar evakuimin e qindra mijëra banorëve në Kinën jugore, ndërsa priten më shumë reshje në ditët në vijim.

Qyteti industrial i Guangdong-it pezulloi mësimin, punën në zyrë dhe transportin publik mes rritjes së nivelit të ujërave dhe kërcënimit nga rrëshqitjet e dheut.

Në provincën Jiangxi, pothuajse 500,000 njerëz janë prekur nga dëmtimet e shtëpive si pasojë e përmbytjeve. Lumenjtë u tejmbushën dhe nivelet e përmbytjeve arritën nivelin më të lartë të 50 viteve në dy provinca të vendit.

Rajonet lindore të Kinës po përballen me reshjet më të larta që nga viti 1961, thonë zyrtarët e motit.

Banorëve të komuniteteve që jetojnë përgjatë brigjeve të lumenjve dhe në lagjet e ulëta u është kërkuar të lëvizin në toka më të larta,

Qyteti i Shaoguan në provincën Guangdong ka qenë një nga më të prekurit, duke bërë që zyrtarët të ngrenë alarmin për përmbytjet në nivelin më të lartë, pasi qyteti regjistroi reshje rekord që nga fundi i majit. Një alarm i ngjashëm u vendos për qytetin Qingyuan të Guangdong.

Sezoni i shirave të verës rezulton rregullisht me përmbytje në Kinën jugore, por ka shqetësime se ndryshimi i klimës po e përkeqëson situatën. Ndërkohë shumë zona në veri të vendit po përjetojnë temperatura jashtëzakonisht të larta.

 

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026