Mike Pompeo refuzohet nga diplomatët e BE, anulon në minutat e fundit udhëtimin drejt Evropës

13 Janar 2021 | 07:40

Sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo anuloi në minutat e fundit udhëtimin e tij në Evropë dhe shkak kryesor mësohet të ketë qenë refuzimi nga ministri i jashtëm i Luksemburgut dhe diplomatë të lartë të Bashkimit Evropian.

Mospërfillja ndaj diplomatit të lartë amerikan sipas Agjencisë së Lajmeve Reuters vjen vetëm pak ditë pasi mbështetës të presidentit Trump mësynë në ambientet e Capitol Hill, e cilësuar kjo nga shumë lider botëror një sulm ndaj demokracisë.

Pompeo një aleat i ngushtë i presidentit Trump pritej të takohej me Jean Asselborn në Luksemburg, i cili është një shtet i rëndësishëm në NATO.

E më pas ishin planifikuar takime edhe me diplomat të lartë në Bruksel. Por, plani fillestar për të shkuar në Luksemburg, u anulua pasi zyrtarët hezituan të takohen me sekretarin amerikan.

Në Bruksel, Pompeo duhej të darkonte privatisht me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s Jens Stoltenberg, por edhe me Ministren e Jashtëm belg Sophie Wilmes, vendi një aleat i NATO-s.

Një burim i tretë diplomatik bëri me dije se  aleatët ndiheshin të zënë ngushtë pas dhunës në Uashington që shkaktoi pesë të vdekur.

Pompeo dënoi dhunën, por nuk bëri asnjë referencë për rolin që Donald Trump pati në mbështetjen e protestuesve.

Më herët ministri i jashtëm i Luksemburg e cilësoi Trump “kriminel” dhe “piromaniak politik” .

Ministria e jashtme e Luksemburgut konfirmoi anulimin e takimit por nuk dha të tjera detaje. As BE nuk ka komentuar.

Departamenti amerikan Shtetit në një deklaratë, ia atribuoi anulimin e  vizitës tranzicionit të pushtetit ku në 20 janar Biden merr detyrën e presidentit të ri.

Lexoni gjithashtu:

Merkel e konsideron ”problematik” dëbimin e Trump nga platforma Twitter

Pence refuzon të largojë Trump, zëvendëspresidenti kundërshton fuqizimin e amendamentit 25

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026