Ministri britanik: Mbështesim çdo vendim të Ukrainës për pjesëmarrjen në NATO
Britania e Madhe do të mbështesë çdo gjë që Ukraina vendos të bëjë për ambicien e saj për t’u bashkuar me NATO-n, tha të hënën Ministri i Forcave të Armatosura të Britanisë, James Heappey.
“Në mënyrë të ngjashme, nëse Ukraina do të dëshironte të rezervonte pozicionin e saj dhe të thoshte se në të ardhmen mund të dëshirojë të bashkohet me NATO-n, ne do ta mbështesim edhe atë sepse kjo është ajo që është sovraniteti dhe kjo është ajo që ne mbështesim”, tha ministri.
Një zëdhënës i presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskiy, u shpreh se aspiratat për anëtarësim në NATO dhe BE janë të përfshira në kushtetutën e saj dhe mbeten një prioritet absolut.
Së fundmi është zhvilluar një bisedë telefonike mes presidentit Joe Biden dhe homologut të tij Valdimir Putin.
Mësohet se Joe Biden i tha Vladimir Putinit se Perëndimi do t’i përgjigjet me vendosmëri çdo sulmi ndaj Ukrainës, duke shtuar se një hap i tillë do të prodhonte vuajtje të gjerë dhe do të izolonte Moskën.
Tërmetet në Venezuelë, rritet në 1,450 numri i viktimave. 3,150 persona janë plagosur
Tentoi t’i arratisej policisë, shoferi përplaset me makinën që priste në semafor. 2 të vdekur dhe 1 i plagosur në Barcelonë
Trump kontrollon projektet e rinovimit në Uashington
- 21:02 Ranë në greminë, helikopteri i Forcave të Armatosura ndërhyn për nxjerrjen e 2 turistëve nga Kanioni i Gjipesë
- 21:00 Nga Tropoja në Sanremo, Azgan Haklaj dhe e bija emocionojnë publikun me vallen shqiptare
- 20:46 Një person bie nga shkëmbi, forcat e kërkim-shpëtimit nisen drejt malit të Gopeshit
- 20:22 Tërmetet në Venezuelë, rritet në 1,450 numri i viktimave. 3,150 persona janë plagosur
- 20:08 Ministri i Mbrojtjes takim me Dendias në Athinë, detaje nga agjenda
- 20:03 Manuel Ugarte pëson dëmtim në ligamentin e gjurit në Kupën e Botës