Ministri i Jashtëm austriak emërohet kancelar pas dorëheqjes së Kurz

11 Tetor 2021 | 08:55

Ministri i Jashtëm i Austrisë, Alexander Schallenberg do të jetë kancelar i ri i vendit. Emërimi i tij vjen pas dorëheqjes së Sebastian Kurz i akuzuar për korrupsion.Schallenberg është një diplomat karriere por një fillestar në jetën politike.

“Kjo është një detyrë jashtëzakonisht sfiduese, dhe nuk është një kohë e lehtë,  për asnjërin prej nesh. Por unë mendoj se ne po tregojmë një shkallë të pabesueshme të përgjegjësisë ndaj këtij vendi”, u shpreh Alexander Schallenberg.

Presidenti i Austrisë, Alexander Van der Bellen gjatë një fjalimi të dielën në mbrëmje u shpreh se puna e qeverisë duhet të vijojë.

“Kjo krizë qeveritare ka përfunduar . Të hënën në  mesditë do të betohet Kancelarin i ri dhe një Ministër i ri i Jashtëm . Dhe puna për vendin tonë mund të vazhdojë. Falënderoj Sebastian Kurz. Me dorëheqjen  e tij ai e mbajti dëmin larg zyrës dhe dha një kontribut të rëndësishëm në integritetin e institucioneve tona”, deklaroi presidenti.

Kurz iu nënshtrua presionit, duke dhënë dorëheqjen pasi prokurorët filluan hetimin  ndaj  tij dhe anëtarëve të ngushtë të dyshuar  për korrupsion.

Skandali ka minuar besimin e votuesve. “Situata ishte shumë e trazuar, ne vetëm mund të shpresojmë që gjërat të përmirësohen”, u shpreh një qytetar.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026