Ministri i Jashtëm i Italisë paralajmëron BE për turizmin

30 Maj 2020 | 13:14

Ministri i Jashtëm i  Italisë Luigi Di Maio ka paralajmëruar “rrënimin” e Bashkimit Europian nëse qeveritë e unionit i trajtojnë italianët si “të sëmure me lebrozë” pas vendosjes së tyre në listën e zezë për pushimet verore pasi vendi ishte përkohësisht epiqendra e virusit në Europë.  

Luigi Di Maio postoi mesazhin e tij në Facebook pasi Greqia përjashtoi turistët italianë, spanjollë e britanikë si dhe vendet e tjera me shkallë të lartë të infektuarish, nga lista e turistëve të huaj që do të mirëpresin këtë verë.

Di Maio tha gara për turizmin është një çështje më vete, por këmbënguli se kërkesa për një përgjigje nga BE për sa i përket hapjes së kufijve pas izolimit prej coronavirus do të ishte e shëndetshme dhe e drejtë. 

Ai paralajmëroi: “Nëse sillesh ndryshe dhe jo në proporcion, shpirti i BE-së do të humbasë dhe Europa do të bjerë.”

Di Maio përgëzoi ministrin e Jashtëm të Francës Jean-Yves Le Drian për vizitën e tij të parë në Itali gjatë së mërkurës. Di Maio tha se do të udhëtojë drejt Gjermanisë, Sllovenisë dhe Greqisë në javët e ardhshme për të ngritur çështjen se Italia është gati që të tërheqë turistë të huaj.

Turizmi dhe industritë e tjera përreth tij përbëjnë rreth 13 për qind të PBB-së italiane.

 

Lexoni gjithashtu: 

Sondazhi i Euronews | Europa e përçarë mbi ritmin e heqjes së kufizimeve nga COVID-19

Aeroporti i Romës rrit masat e sigurisë përpara hapjes së kufijve

HARTA l Cilat vende europiane kanë hapur kufijtë e tyre?

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026