Ministri i jashtëm iranian bisedon me homologun rus, bëjnë thirrje për ndërprerje të menjëhershme të luftimeve

23 Mars 2026 | 14:17

Ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araghchi, zhvilloi një bisedë telefonike me homologun e tij rus, Sergei Lavrov, në një moment kur po raportohen zhvillime diplomatike mes Uashingtonit dhe Teheranit.

Telefonata vjen pasi Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, deklaroi se Shtetet e Bashkuara dhe Irani kanë zhvilluar “biseda shumë të mira dhe produktive” për një zgjidhje të plotë të armiqësive.

Sipas Ministrisë së Jashtme ruse, biseda u iniciua nga pala iraniane, ndërsa Lavrov bëri thirrje për një ndërprerje të menjëhershme të luftimeve dhe për një zgjidhje politike.

Ai theksoi se çdo marrëveshje duhet të marrë parasysh interesat legjitime të të gjitha palëve të përfshira, veçanërisht ato të Iranit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026