Ministri i Jashtëm iranian: SHBA e nisi luftën, vrasja e Larijani-t nuk do të destabilizojë vendin

18 Mars 2026 | 08:35

Ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araghchi ka deklaruar se vrasja e sekretarit të fuqishëm të Këshillit Suprem të Sigurisë Kombëtare të Iranit, Ali Larijani-t nuk do të jetë një goditje fatale për udhëheqjen e vendit.

Në një intervistë me Al Jazeera, Ministri i Jashtëm iranian tha se SHBA- të u tërhoqën në këtë luftë nga Izraeli dhe nga kryeministri Benjamin Netanyahu.

“Unë besoj se ata nuk e dinë se cili është qëllimi i tyre përfundimtar, ata thonë gjëra të ndryshme çdo ditë. E gjitha bazuar në një llogaritje të gabuar që tani e kuptojnë ndërsa janë në një pozicion të vështirë. Ata që kërkuan dorëzim pa kushte tani janë të detyruar të kërkojnë ndihmë për Ngushticën e Hormuzit duke u bërë thirrje vendeve të tjera duke thënë ‘ju lutem ndihmoni'”, shtoi ai.

Sipas Araghchi-t, Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli ende nuk e kanë kuptuar se qeveria e Iranit nuk bazohet në një individ të vetëm.

“Nuk e di pse amerikanët dhe izraelitët nuk e kanë kuptuar ende këtë pikë: Republika Islamike e Iranit ka një strukturë të fortë politike me institucione të vendosura politike, ekonomike dhe sociale”, tha Araghchi.

Ai përmendi vdekjen e Ajatollah Ali Khamenei në ditën e parë të sulmeve SHBA-Izrael më 28 shkurt, duke vënë në dukje se pavarësisht humbjes së madhe kombëtare, sistemi vazhdoi të funksiononte.

“Ne nuk kishim askënd më të rëndësishëm se vetë udhëheqësi, dhe edhe pse udhëheqësi u martirizua, sistemi vazhdoi punën e tij dhe menjëherë gjeti një zëvendësim. Nëse dikush tjetër martirizohet, e njëjta gjë do të ndodhë”, shtoi ai.

Araghchi përsëriti se konflikti në rritje në rajonin e Gjirit dhe më gjerë nuk ishte zgjedhje e Teheranit dhe se në fund të fundit SHBA-të duhet të mbahen përgjegjëse.

“Do ta përsëris: Kjo luftë nuk është e jona. Ne nuk e filluam. Shtetet e Bashkuara e filluan atë dhe janë përgjegjëse për të gjitha pasojat e kësaj lufte njerëzore dhe ekonomike qoftë për Iranin, për rajonin apo për të gjithë botën. Shtetet e Bashkuara duhet të mbahen përgjegjëse”, tha ai.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026