Ministri iranian: Më shumë se 30 universitete janë përballur me sulme të drejtpërdrejta
Ministri iraninan i shkencës, Hossein Simaei Sarraf ka deklaruar se më shumë se 30 universitete iraniane janë përballur me sulme të drejtpërdrejta deri më tani gjatë luftës me SHBA-në dhe Izraelin.
Sarraf tha se vendet jo-ushtarake dhe infrastruktura thelbësore për arsim dhe kërkim janë shënjestruar. Sipas tij, miliona nxënës shkolle dhe studentë universiteti janë privuar nga arsimi.
Ndërtesat në Universitetin Shahid Beheshti, një universitet prestigjioz në Teheran, u dëmtuan nga një sulm amerikano-izraelit dje, thanë Gjysmëhëna e Kuqe Iraniane dhe media lokale.
Irani thotë se sulmet ndaj universiteteve të tij janë një përpjekje për të dobësuar themelet shkencore dhe kulturore të vendit.
Izraeli i konsideron sulmet si pjesë të një përpjekjeje më të gjerë për të degraduar programin bërthamor të Iranit. Shtetet e Bashkuara pohojnë se forcat e tyre nuk synojnë qëllimisht civilët.
Në hakmarrje për këto sulme, Teherani ka kërcënuar të shënjestrojë universitetet amerikane dhe të lidhura me Izraelin në të gjithë rajonin.
Shpërthimi i sëmundjes së legjionarëve në New York, regjistrohet viktima e parë
Irani rifillon sulmet ndaj vendeve të Gjirit pas një nate tjetër sulmesh amerikane
Policia gjen anijen që u fundos gjatë javës në San Francisko, identifikohet trupi i viktmës
- 09:56 Plagosja e 18-vjeçarit në Korçë, njerku e sulmoi me thikë gjatë një darke familjare
- 09:49 Shpërthimi i sëmundjes së legjionarëve në New York, regjistrohet viktima e parë
- 09:26 Irani rifillon sulmet ndaj vendeve të Gjirit pas një nate tjetër sulmesh amerikane
- 09:21 Policia gjen anijen që u fundos gjatë javës në San Francisko, identifikohet trupi i viktmës
- 09:12 Iso-polifonia shqiptare pjesë e kolonës zanore në filmin “Odisea”, mjeshtri Vendim Kapaj jep detaje
- 08:56 Bahreini intercepton disa sulme ajrore iraniane