Ministri rus vdes në Arktik teksa tentoi t’i shpëtonte jetën një kameramani
Ministri rus i Emergjencave, Yevgeny Zinichev humbi jetën për të shpëtuar një operator të agjencisë së lajmeve RIA.
Ata ndodheshin në Arktik për të ndjekur nga afër një seancë stërvitjeje të forcave të emergjencave. Dyshohet se edhe operatori nuk mundi të mbijetonte.
55-vjeçari Zinichev drejtonte ministrinë e urgjencave që nga viti 2018.
“Zinichev vdiq tragjikisht gjatë kryerjes së detyrave të tij zyrtare për të parandaluar situatat e krizës në Arktik, vdiq në përpjekje për t’i shpëtuar jetën e dikujt”, thuhej në deklaratën e ministrisë pa dhënë të tjera detaje.
Margarita Simonyan, kryeredaktore e kanalit televiziv rus, shpjegoi në Tëitter atë çka ndodhi gjatë intervistës.
“Kishte disa dëshmitarë, askush as nuk kishte kohë të mendonte për atë që po ndodhte kur Zinichev u hodh në ujë për të shpëtuar personin që kish rënë dhe u përplas me një shkëmb”, rrëfeu ajo.
Para se të bëhej ministër, Zinichev ka mbajtur një sërë postesh, përfshirë zëvendësdrejtor i Shërbimit Federal të Sigurisë dhe ushtrues i detyrës së guvernatorit rajonal të Kaliningradit. Ai më parë ka shërbyer edhe si truprojë dhe ndihmës personal i presidentit Vladimir Putin.
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta