Ministri Tajani: Italia është gati të trajnojë policinë në Gaza

16 Shkurt 2026 | 14:50

Italia ka shprehur gatishmërinë e saj që të ndihmojë në trajnimin e forcave policore në Gaza dhe në territoret palestineze. Kështu ka deklaruar këtë hënë ministri i jashtëm italian, Antonio Tajani në një konferencë për shtyp në Romë.

Kjo deklaratë vjen ndërsa Roma synon të luajë një rol në stabilizimin e Lindjes së Mesme.

“Jemi gati të trajnojmë një forcë të re policore në Gaza dhe jemi gjithashtu gati të trajnojmë një forcë policore palestineze”, tha Ministri i Jashtëm.

Ai gjithashtu konfirmoi se Roma është gati të merrte pjesë si vëzhguese në iniciativën e Bordit të Paqes të Presidentit të SHBA-së, Donald Trump. Tajani shtoi se Italia është ftuar të marrë pjesë në një takim të grupit këtë javë në Uashington.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026