Ministrja Denaj: Kemi shpërndarë ”pagat e luftës” për 230 mijë persona
Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj thotë se, 230 mijë shqiptarë janë përfituar nga dy paket e ndihmave për COVID-19. Znj. Denaj duke pasqyruar të dhënat më të fundit nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, bën të ditur se, për paketën e parë është ndarë dhe kësti i tretë i ndihmës prej 26 mijë lekë.
Nga kjo paketë kanë përfituar rreth 64 mijë qytetarë që humbën vendet e punës në biznesin e vogël apo që u prekën nga masat kufizuese. Ndërsa për paketën e dytë me shumën prej 40 mijë lekësh, që përfitohet vetëm një herë, deri tani e kanë marrë rreth 166 mijë punonjës.
Ministrja e Financave thotë se, procesi i dhënies së ndihmës për të dy paketat do të mbyllet brenda muajit qershor dhe në total janë rreth 230 mijë persona që përfitojnë. “Kemi shpërndarë deri më sot pagat e premtuara për mbi 230 mijë shqiptarë, si mbështetje nga Paketat e Qeverisë gjatë pandemisë. Ministria e Financave dhe Ekonomisë dhe Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve do të përmbyllin procesin brenda muajit Qershor”, shprehet ministrja.
Sa i takon numrit të të punësuarve, ministrja Denaj thotë se, gjatë tre muajve të pandemisë që u shoqëruan dhe me masa të ashpra kufizuese, ka pasur mbi 136 mijë persona të larguar nga puna. Por, ky bilanc negative thuhet se është kompensuar me punësime të reja, që sipas Denajt në pot ë njëjtën periudhë janë punësuar 109 mijë persona. Nga kjo rezulton se numri total i të papunëve është rritur me vetëm 27 mijë persona. “Zbehja e efektit të COVID19 në tregun e punës po ndodh. 109 mijë individë janë punësuar ose rikthyer në punë në periudhën Mars – Maj”, deklaron znj. Denaj duke bërë të ditur se vetëm gjatë muajit maj janë punësuar mbi 48 mijë persona.
Shqipëria bëhet e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore
Këmbimi valutor 3 qershor/ Me sa blihen e shiten monedhat kryesore
Shqipëria humbi 28 500 banorë në 2025, mosha mesatare arrin në 45 vjeç
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta