Ministrja Denaj: Plan të ri ngritjeje për të gjithë bizneset

31 Maj 2020 | 14:51

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj ka bërë të ditur se shumë shpejt do të prezantohet një plan i ri për rimëkëmbjen e bizneseve të goditura nga kriza e COVID-19. Këtë deklaratë, ministrja e ka bërë gjatë një turi takimesh me biznesmenë të  kryeqytetit.

“Kemi një plan afatmesëm për të ndihmuar të gjithë bizneset për t’u ri ngritur që do ta prezantojmë në javët në vijim”, u shpreh znj. Denaj.

Ndërkohë për të zgjidhur problemin e rritjes së numrit të të papunëve, për shkak të shkurtimeve që bizneset kanë bërë, ministrja e Ekonomisë tha se, do të ketë një marrëdhënie të re mes Zyrave të Punës dhe Arsimit Profesional, që jo vetëm do t’u vijë në ndihmë të papunëve por edhe do të jetë një ndihmë për vetë bizneset.

“Marrëdhënia biznes, Zyra e Punës dhe arsim profesional, në formatin e ri mund të na lidhi dhe më ngushtë dhe aty bizneset të gjejnë punonjësit e rinj”, tha më tej znj. Denaj.

Sipas qeverisë, rreth 100 biznese me 15,000 punonjës të industrisë prodhuese kanë përfituar nga “Garancia Sovrane 1 me 1.7 miliardë lekë, në të gjithë vendin. Pas paketës së parë, qeveria ka ofruar dhe një paketë të dytë për bizneset.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Shqipëria bëhet e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore

Fluksi i lartë i të huajve që po vijnë në Shqipëri, të nxitur nga çmimet e lira të akomodimit, po çon në një shtrenjtim të...
14:50 | 03/06/2026

Këmbimi valutor 3 qershor/ Me sa blihen e shiten monedhat kryesore

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81.4 lekë dhe do shitet me 82.4 lekë. Ndërkohë monedha evropiane...
08:58 | 03/06/2026

Shqipëria humbi 28 500 banorë në 2025, mosha mesatare arrin në 45 vjeç

Shqipëria ka hyrë në një fazë të re të krizës demografike. Të dhënat më të fundit të INSTAT tregojnë se popullsia e vendit ka zbritur...
17:25 | 02/06/2026