Miratohet monedha prej ari me imazhin e Trump, shpërthejnë kritikat në SHBA
Një monedhë përkujtimore prej ari, që mban imazhin e Donald Trump, është miratuar nga Komisioni i Arteve të Bukura në SHBA, anëtarët e të cilit votuan unanimisht për të aprovuar dizajnin. Vitin e kaluar, Trump shkarkoi anëtarët e këtij komisioni, duke i zëvendësuar me aleatë të tij.
Monedha prej ari 24 karatësh synon të shënojë 250-vjetorin e Amerikës më 4 korrik dhe paraqet Trump në një pozë të fortë, me grushtet të mbështetura mbi atë që duket si tavolina Resolute. Ajo bazohet në një fotografi të realizuar nga fotografi kryesor i Shtëpisë së Bardhë për Trump.
Në pjesën e sipërme të monedhës është shkruar “LIBERTY”, ndërsa poshtë saj janë vendosur datat 1776–2026. Megjithatë, ka pikëpyetje në lidhje me ligjshmërinë e kësaj monedhe.
Ligji federal nuk lejon që një president në detyrë të shfaqet në valutën amerikane, dhe një panel dypartiak më parë e ka refuzuar idenë që figura e Trump të vendoset në një monedhë.
Gjithashtu, një kongresmen demokrat nga Nju Jorku, Ritchie Torres, propozoi vitin e kaluar një projektligj të quajtur Trump Act, për të ndaluar presidentët të emetojnë valutë me portretin e tyre. Projektligji nuk është miratuar, dhe Sekretari i Thesarit, Scott Bessent, pritet të urdhërojë prodhimin e monedhës sapo Mint-i amerikan të përcaktojë përmasat përfundimtare.
Megan Sullivan, shefe në detyrë e zyrës së menaxhimit të dizajnit në US Mint, tha se Sekretari i Thesarit ka autoritetin për të autorizuar prodhimin dhe emetimin e disa monedhave.
“Ndërsa afrohemi drejt 250-vjetorit tonë, jemi të entuziazmuar të përgatisim monedha që përfaqësojnë shpirtin e qëndrueshëm të vendit tonë dhe demokracisë, dhe nuk ka profil më përfaqësues për pjesën e përparme të tyre sesa ai i presidentit tonë në detyrë, Donald J. Trump”, tha arkëtari i SHBA-së, Brandon Beach, në një deklaratë.
Kritikët kanë reaguar ashpër ndaj lajmit, duke e cilësuar këtë si një veprim të shkëputur nga realiteti, sidomos në kontekstin e zhvillimeve aktuale.
Sipas Megan Sullivan, monedha do të jetë pjesë e një “prodhimi shumë të kufizuar”, ndërsa numri i saktë nuk është përcaktuar ende.
Ministri izraelit i Financave: Ushtria po thellon shkatërrimin e infrastrukturës në Liban
Trump: Do të emëroj Lance Schroyer si drejtor të ICE, Senati duhet ta konfirmojë menjëherë
Ministri Ben-Gvir kritikon marrëveshjen Izrael-Liban: Një gabim i madh
- 22:53 Ministri izraelit i Financave: Ushtria po thellon shkatërrimin e infrastrukturës në Liban
- 22:39 Rama poston videon nga Banjat e Bënjës: U tentua të krijohej një vatër e re nxitjeje, fitoi e vërteta
- 22:27 Eurodeputetja në Tiranë tha se Evropa është në Shqipëri, deputetja Ekonomi: Po, se ne jemi duke punuar për të hyrë në BE
- 22:18 Trump: Do të emëroj Lance Schroyer si drejtor të ICE, Senati duhet ta konfirmojë menjëherë
- 22:02 Ministri Ben-Gvir kritikon marrëveshjen Izrael-Liban: Një gabim i madh
- 21:45 Përfundojnë fjalimet përpara Kryeministrisë, me pankarta dhe flamuj në duar qytetarët nisin marshimin në kryeqytet