Mitsotakis kërkon falje për mosmenaxhimin e stuhisë
Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis u ka kërkuar falje qytetarëve për keqmenaxhimin që institucionet i bënë situatës së krijuar nga stuhia e dëborës, që më herët gjatë javës gjunjëzoi Athinën duke paralizuar sistemet e transporteve.
Stuhitë e dëborës janë të rralla në Greqi, por vendi është prekur nga moti ekstrem për të dytin dimër rresht.
“Po, ne patëm një stuhi dëbore të paprecedent. Dëbora këtë herë erdhi më shpejt se parashikimet e meteorologëve, por kjo nuk do të përdoret si justifikim. Për zgjidhjen e situatës u bënë gabime që duhet të ndreqen”, tha Mitsotakis.
Ditën e hënë, si pasojë e dëborës, disa mijëra automjete mbetën të bllokuara në unazën kryesore të kryeqytetit grek.
Për shkak të të ftohtit shumë drejtues i braktisën mjetet duke u larguar në këmbë, ndërsa të tjerë pritën në acar derisa erdhën ekipet e emergjencës.
Për zhbllokimin e rrugëve ndihmoi edhe ushtria. Ndërkohë, të mërkurën kanë qenë rreth 3 mijë banesat që për shkak të dëborës kanë mbetur pa energji elektrike, shumë më pak nga 20 mijë që ishin ditën e hënë.
Autoritetet helene kanë vendosur që shkollat të qëndrojnë të mbyllura deri të premten, derisa situata të normalizohet.
LEXONI GJITHASHTU:
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta