Mjekët francezë në protestë, bluzat e bardha kërkojnë kushte më të mira pune dhe rritje pagash

28 Maj 2020 | 20:11

Me enë kuzhine në duar, dhjetëra punonjës të kujdesit shëndetësor në Paris protestuan para një spitali duke kërkuar kushte më të mira pune, ndërsa Franca përgatitet të lehtësojë më tej masat izoluese.

Mjekët theksuan se ndërkohë që ata luftonin përditë me Covid-19, vështirësitë me të cilat ndeshen spitalet çdo ditë janë të shumta. 

Pediatri, Stephane Dauger tha se sapo situata me Covid-19 të normalizohet, pacientët të cilët vuajnë nga sëmundje të tjera do t’iu drejtohen spitaleve dhe kjo mund të shkaktojë një krizë më të madhe.

Protestat e stafit mjekësor francez vazhdojnë prej kohësh. Ata i kanë bërë thirrje Presidentit Emmanuel Macron të përmirësojë kushtet e punës, të shtojë stafin mjekësor dhe të ketë rritje fondesh.

Gjithashtu kanë kërkuar që të ndalohet zvogëlimi i numrit te shtretërve neper spitale, ndërsa dhe për stafin mjekësor të ketë rritje te pagave.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026