Mjekët në SHBA thirrje për vaksinimin e fëmijëve 5-11 vjeç: Është i sigurt

2 Nëntor 2021 | 11:34

Në SHBA është rekomanduar vaksinimi me ‘Pfizer’ edhe për fëmijët e grupmoshës nga 5 në 11 vjeç. Pediatri Matthew Harris i Qendrës Mjekësore të Fëmijëve në Nju Jork, u bëri thirrje prindërve që t’i vaksinojnë fëmijët e tyre.

“Ne e dimë se ka pasur 6 milionë fëmijë në Shtetet e Bashkuara nga zero deri në 18 vjeç që janë diagnostikuar me COVID, një milion në muajin shtator dhe 1.9 milionë prej tyre kanë qenë midis moshës 5 dhe 11 vjeç . 8400 prej tyre janë shtruar në spital. Ka nevojë urgjente për vaksinim. Të dhënat që dolën nga ‘Pfizer’ janë mbresëlënëse. Unë jam prind  i binjakëve vetëm 7 vjeç dhe e kuptoj që kjo është një zgjedhje e vështirë për t’u bërë nga prindërit. Por kjo është mënyra më e lehtë për t’i mbajtur fëmijët e mi të sigurt”, thotë pediatri.

“Nuk është koha për të qenë të vetëkënaqur”, shprehet  Cara Doble, nëna e dy fëmijëve 9 dhe 6 vjeç, e cila është e emocionuar që vaksina së shpejti do të vihet në dispozicion të fëmijëve të saj.

Administrata e Ushqimit dhe Barnave e SHBA-së të premten autorizoi ‘Pfizer Inc’ për moshën 5 deri në 11 vjeç. Këshilltarët në panelin e FDA-së thanë se një dozë më e ulët mund të ndihmojë në zbutjen e disa prej efekteve anësore, siç është miokardi, që është lidhur me vaksinat ‘Pfizer’ dhe ‘Moderna’, veçanërisht te djemtë e rinj. Edhe mjeku pediatër nënvizon se ky efekt anësor është eliminuar.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026